Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga doli “kërcënimi ndaj Presidentes”? Prokuroria në Hagë refuzon të komentojë, analistët e shohin me dyshim deklaratën e Ramës

18/02/2026 - 14:33
në Kryesore, Lajme
A A
Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Specializuar në Hagë refuzon të tregojë nëse ka kontrolluar në zyrën e Presidentit në Kosovë. Ajo nuk do as t’i komentojë deklaratat, si ajo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar nga ZPS-ja për shkak se s’ua ka lejuar qasjen në zyrën e saj. Disa analistë e shohin me dyshim deklaratën e Ramës, që sipas disave, kështu po mundohet t’i ndihmojë Osmanit që t’i marrë votat e nevojshme edhe për një tjetër mandat si presidente.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli të hënën për një kërcënim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Deklarata e papritur erdhi në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Ahmet Shala, libër të cilin autori e përshkruan si një përgjigje ndaj “proceseve dhe kurtheve politiko-juridike të montuara” në Gjykatën Speciale në Hagë.

Rama tha se Osmani u kërcënua për dy vjet për shkak se, siç tha, “nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidnetit të Kosovës, se me demek do të kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit”.

“Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror edhe për mua që presidentja e Kosovës është kërcënuar. Dhe këtë gjë nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë, por po e them sot. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidnetit të Kosovës, se me demek do të kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit, gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës si një shtet ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Dhe kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet. Por, për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të komentojë këtë deklaratë. Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett i tha Gazetës Express se nuk diskutojnë hetimet e tyre në media. Ai refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve nëse ZPS-ja ka kërkuar të kontrollojë në zyrën e Presidentit.

“Faleminderit për komunikimin tuaj. Megjithatë, siç ka të ngjarë të jeni në dijeni, ZPS nuk diskuton hetimet e saj në media dhe as nuk u përgjigjet komenteve publike”, tha zëdhënësi në një përgjigje me shkrim.

Gazetari Berat Buzhala tha të hënën në Pressing në T7 se deklarata e Ramës ishte më shumë në funksion të ndërmjetësimit për “ta zbutuar PDK-në për ta votuar Vjosën”, e cila po kërkon edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit. Ai e quajti të gënjeshtërt këtë pretendim.

“Kjo u tha për me e çu një mesazh te PDK-ja. Plus, e ke Vjosën për herë të parë duke e mbështetë ‘Liria ka Emër’”, tha ai.

Ai tha se, sipas informacioneve të tij, prokurorët kanë qenë në Presidencë dhe “i kanë skenuar dokumentet dhe i kanë lënë aty”.

Analisti Albatros Rexhaj tha se Rama ishte “i saktë” dhe “nuk po shpif dhe nuk po shton diçka”.

“Edi Rama po e thotë të vërtetën. A e ka fuqinë Vjosa Osmani ta bëjë atë? E ka, sepse territori, hapësira ku është Presidenca, ajo është zemra e sovranitetit”, tha ai në Pressing.

Por Rexhaj tha se është e vërtetë edhe se është krijuar një miqësi mes Osmanit dhe Ramës.

Sipas Ilir Mirenës, këto janë “vetëm akrobacione të Vjosa Osmanit që ta marrë edhe një mandat në Presidencë, kurrgjë tjetër”.

“Çfarë po më habit këtu është roli i zotit Rama, futja e tij në këtë mes, afërsia e tij me Vjosa Osmanin”, tha ai.

Mirena tha në Pressing se Rama “është duke u përpjekur të influencojë te PDK-ja për ta votuar Osmanin” për presidente.

Burim Ramadani, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e lexoi ndryshe deklaratën e Ramës.

“Nëse nuk ka qenë i dezinformuar, Edi Rama e paska godit rëndë sot Presidenten. Fort rëndë!”, shkroi ai të hënën në një postim në Facebook.

Rama e quajti “Prokurori idiotësh” Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ka kërkuar nga 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Katër ish-krerët e UÇK-së, Rama tha se po duan t’i “varrosin të gjallë”, duke i dënuar përjetë.

Ai tha se prokurorët e Speciales “nuk janë thjesht idiotë. I quajti “instrumentë të një gjykate që është edhe më politike, fatkeqsisht, sesa gjykatat e Serbisë”.

Kryeministri shqiptar e cilësoi procesin gjyqesor ne Gjykatën Speciale si “një katastrofë për Europën”.

Rama e cilësoi burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së “pengmarrje për arsye politike” që tha se janë “jo të Perëndimit si i tërë, por të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy forca që nuk barazohen dot”.

Tha se Kosova dhe Shqipëria duhet që bashkërisht të bëjnë diçka më shumë në këtë situatë “shumë shumë shumë të rëndë”.

Osmani, e cila foli përpara Ramës në atë ceremoni ku ishte bashkë me Ramën, tha se në Hagë po bëhet gjykim i padrejtë edhe ndaj “vetë proceseve tona jetike, ndaj lirisë e pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim të cilat u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”.

“Drejtësia e fiton kuptimin e plotë vetëm atëherë kur është e paanshme dhe e ndërtuar mbi fakte të vërteta, por asnjëherë kur ajo ndërtohet mbi narrativa të rrejshme, të njëanshme dhe me synim për ta rishkruar historinë”, tha ajo.

Osmani tha se në Gjykatën Speciale “po dëshirojnë ta deformojnë historinë tonë”.

“Një histori e shkruar me gjak, asnjëherë, asnjëherë nuk mund të fshihet e as të shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër”, tha ajo.

Prokuroria në Hage pretendon se mbi 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë abuzuar në dhe rreth 50 vende, që ZPS i quan “kampe të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kërkesa e Prokurorisë për ta dënuar me burgim përjetë katërshen e UÇK-së, shkaktoi reagime deri te presidentja dhe kryeministri.

Në Kosovë, ku edhe emrat e shesheve dhe rrugëve evokojnë luftën që mori më shumë se 13 mijë jetë, shumica dërmuese e të cilëve shqiptarë, ka zemërim dhe pati protestë dje, në 18-vjetorin e pavarësisë së vendit, nën sloganin “Drejtësi, jo politikë”./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, vr’itet i dyshuari

Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, vr’itet i dyshuari
24/05/2026 - 08:05

Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie mbrëmjen e së shtunës në Washington, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret reaguan me...

Më shumëDetails

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin
23/05/2026 - 23:07

Mërgimtarja Herolinda Avdili-Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e...

Më shumëDetails

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos
23/05/2026 - 22:45

Në fluturim drejt Milanos së Italisë, një gruaje i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Raportohet se ajo kishte të vjella dhe më pas humbi ndjenjat. Fatmirësisht, në të njëjtin...

Më shumëDetails

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit
23/05/2026 - 22:30

Politikani serb nga Vojvodina që njeh pavarësinë e Kosovës, Nenad Çanak, në një bisedë për “Euronews Albania”, deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe...

Më shumëDetails

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë
23/05/2026 - 22:06

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu i është drejtuar me fjalët “mbylle gojën” Arbresha Kryeziut të VV-së pasi kjo i ndërhyu derisa po fliste në një debat....

Më shumëDetails

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
23/05/2026 - 21:35

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë