Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, po mban fjalën e tij përfundimtare në Gjykatë Speciale.
Ai ka thënë se nuk është kriminel siç e përshkruan Prokuroria e Hagës, por një njeri që është kalitur për dinjitet njerëzor, në mesin e një populli që rrezikonte të zhdukej nga politika e Serbisë.
“Qëndroj sot këtu, jo si kriminel që më përshkruan aktakuza e prokuorrisë, por si një njeri i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor, në një popull që rrezikoi të zhduket nga politika e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se gjithmonë është udhëhequr nga mendimi se qeniet njerëzore meritojnë të jetëojnë në liri.












