Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se, sipas interpretimeve ligjore, procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të përfundojë më 4 mars.
Ajo ka theksuar se pa sigurimin e 30 nënshkrimeve nga dy kandidatët, nuk mund të ndërmerren hapa të mëtejshëm.
“Unë sapo t’i kem nënshkrimet… do ta thërras seancën dhe do të procedojmë me këtë”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, para fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, kërkohen takime me të gjitha partitë parlamentare për të koordinuar veprimet.
Haxhiu gjithashtu ka bërë thirrje për veprime të shpejta për plotësimin e institucioneve kyçe në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional.












