Sot në Gjykatën Speciale është mbajtur seanca ku katër të akuzuarit për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë dhënë fjalën e fundit para trupit gjykues.
Të katër kanë folur për përpjekjet e tyre gjatë luftës dhe qëllimet që i udhëhoqën në atë kohë.
Pas përfundimit të seancës, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, e cila përmes një postimi shkroi: “4 çlirimtarë, 4 fjalime të fuqishme, 4 mësime historie. Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”.











