Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga

19/02/2026 - 12:41
në Kryesore, Lajme
A A
“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta britanike “The Independent” ka shkruar për fjalët e fundit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin ndaj ish-katërshes së UÇK-së në Hagë.

Artikulli i tyre fillon duke treguar se ish-presidenti e paraqiti veten të mërkurën si një burrështeti dhe paqebërës, ndërsa u kërkoi gjyqtarëve ndërkombëtarë ta lironin nga ato që ai i quajti akuza të pabaza, duke përfshirë vrasje, tortura dhe persekutim që datojnë që nga lufta e kombit të tij për pavarësi.

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qëndruar me popullin e Kosovës duke mbrojtur lirinë, jetën dhe dinjitetin. Gjithmonë jam udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë”, u tha Hashim Thaçi gjyqtarëve në fund të gjyqit të tij gati trevjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Tutje, në artikull thuhet se mbështetësit në galerinë publike të gjykatës në fillim të fjalimit të Thaçit u shtynë pas murit prej xhami që i ndante nga salla e gjyqit për ta përshëndetur ish-presidentin përpara se të qortohej nga rojet e sigurisë. Një burrë, thuhet në artikull, shihej duke fshirë lotët ndërsa Thaçi fliste.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim maksimal prej 45 vjetësh burg për Thaçin dhe të pandehurit e tjerë, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi përballet gjithashtu me një gjyq të veçantë për akuzat e frikësimit të dëshmitarëve që do të fillojë më vonë këtë muaj.

Në deklaratën e tij përfundimtare para gjykatës, Thaçi, i cili gjithmonë ka këmbëngulur se është i pafajshëm, tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi im i plotë nga akuzat”.

“Gjatë gjithë asaj kohe, e vetmja fuqi që kisha ishte fuqia e zërit tim”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”
19/02/2026 - 15:41

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka dhënë sërish një tender të negociuar kompanisë “Ex Fis”, procedurë kjo që kufizon konkurrencën. Vlera e kontratës është 260 mijë euro....

Më shumëDetails

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës
19/02/2026 - 15:31

Me 10 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Buxheti i Komunës së Prishtinës kaloi sipas rekomandimit të Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e...

Më shumëDetails

LDK mban konferencë për media lidhur me çështjen e buxhetit

LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
19/02/2026 - 15:28

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 17:00. Arsyeja e konferencës, siç bën të ditur LDK’ja, është lidhur me projektligjin...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun

Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun
19/02/2026 - 15:18

Konspiracionisti Arianit Sllamniku është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas kërkesës së...

Më shumëDetails

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor
19/02/2026 - 14:50

Shkolla “Ismail Qemali” nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit. Siç thuhet në njoftim e shkollës,...

Më shumëDetails

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shkurtimin e orarit për Ramazan, Mushkolaj: Antikushtetues, besimi çështje private

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
19/02/2026 - 14:41

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës për riorganizimin e shkurtimin e orarit të procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit ka nxitur reagime në opinion. Analisti Imer Mushkolaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    749 Shpërndaje
    Shpërndaje 300 Tweet 187
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë