Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJD: Në protestën para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, u përdor gjuhë me tone ekstremiste

19/02/2026 - 13:00
në Lajme
A A
MPJD: Në protestën para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, u përdor gjuhë me tone ekstremiste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka theksuar se në protestën e disa serbëve para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd është përdorur gjuhë me tone ekstremiste.

Sipas MPJD-së protesta e mbajtur të martën ditën kur Kosova shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë, është organizuar nga grupe të caktuara me prirje ekstremiste serbe dhe organizatorët kanë kërkuar mbylljen e Zyrës.

“Në adresimet e tyre para protestuesve, janë përdorur deklarata me përmbajtje të ashpër dhe retorikë që nuk kontribuon në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve. Madje me tone ekstremiste është manifestuar fjalia se ‘Kosovën do ta marrin edhe me dhunë po që nevoja’”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për KOHËN.

Tutje në përgjigje thuhet se retorika që nxit tensione nuk i shërben stabilitetit rajonal dhe as interesit të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, vlerëson se e drejta për tubim paqësor është standard demokratik, megjithatë çdo formë e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së dhunës apo kërcënimit bie ndesh me vlerat evropiane dhe me frymën e marrëveshjeve ekzistuese”, thuhet në përgjigje.

Sipas informacioneve të disponueshme, MPJD-ja thotë se këtë tubim kanë marrë pjesë rreth 80 persona, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj funksionimit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, duke kërkuar mbylljen e saj.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, si dhe ndaj avancimit të marrëdhënieve fqinjësore mbi bazën e respektit të ndërsjellë, sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet në përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor

Shkolla “Ismail Qemali” thotë se s’ka mundësi ta ndryshojë orarin mësimor
19/02/2026 - 14:50

Shkolla “Ismail Qemali” nuk do t’i përmbahet ndryshimit të orarit të vendosur nga Komuna e Prishtinës për shkak të muajit të Ramazanit. Siç thuhet në njoftim e shkollës,...

Më shumëDetails

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shkurtimin e orarit për Ramazan, Mushkolaj: Antikushtetues, besimi çështje private

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
19/02/2026 - 14:41

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës për riorganizimin e shkurtimin e orarit të procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit ka nxitur reagime në opinion. Analisti Imer Mushkolaj...

Më shumëDetails

Ndryshimi i orarit mësimor për shkak të Ramazanit, Latifi: Kështu shteti i adapton dogmat fetare, por në Europë kjo s’mund të zgjasë

Ndryshimi i orarit mësimor për shkak të Ramazanit, Latifi: Kështu shteti i adapton dogmat fetare, por në Europë kjo s’mund të zgjasë
19/02/2026 - 14:34

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor në shkollat e kryeqytetit për shkak të muajit të Ramazanit. Ai...

Më shumëDetails

Ish prokurori kryesor në gjyqin kundër Millosheviqit viziton Memorialin Përkujtimor në Reçak, Buja: U takuam me të mbijetuar të masakrës

Ish prokurori kryesor në gjyqin kundër Millosheviqit viziton Memorialin Përkujtimor në Reçak, Buja: U takuam me të mbijetuar të masakrës
19/02/2026 - 14:20

Sir Geoffrey Nice, prokurori kryesor në gjyqin kundër Slobodan Millosheviqit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë e ka vizituar Memorialin Përkujtimor në Reçak të Shtimes,...

Më shumëDetails

Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde
19/02/2026 - 14:08

Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të...

Më shumëDetails

Pjesëmarrja e Osmanit në protestë, Rrahmani: Veprim dhe vendim i duhur – Mungesa e Kurtit mesazh jo i mirë, protestat kanë qenë zëri i tij

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
19/02/2026 - 13:50

Eman Rrahmani, deputet nga Partia Demoraktike e Kosovës, e ka vlerësuar si pozitive pjesëmarrjen e presidentes në protestën e fundit të organizuar në vend, duke theksuar se mbështetja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    743 Shpërndaje
    Shpërndaje 297 Tweet 186
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë