Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30, mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatib Kçiq.
Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë për Veriu.info se nga ky aksident janë lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona” ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë të dhënat e aksidentit./Veriu.info













