Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, ku konflikti mes aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi ka marrë përmasa publike dhe ligjore.
Sot ka përfunduar një tjetër kapitull në sagën e Aeroportit të Vlorës, ku Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë, duke përjashtuar Behgjet Pacolli nga vendimmarrja dhe duke i dhënë të drejtë aksionarit tjetër, Valon Ademi, për të administruar aeroportin.
Vendimi vjen pas një kontesti të gjatë mbi ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare. Zyrtarisht, Mabco Construction SA e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit vetëm 2%. Por Ademi pretendonte se investimet e tij në ndërtimin e aeroportit duhej të përktheheshin në më shumë aksione.
Përveç se u përjashtua nga vendimmarrja, Pacolli dhe disa bashkëpunëtorë – përfshirë Emin Pacolli dhe Nelson Çela – po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”, pasi dyshohet se aksionet e aeroportit u shiteshin në mënyrë mashtruese kompanive të tjera, duke dëmtuar Valon Ademi.
Me këtë vendim, Ademi merr kontrollin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa Pacolli mbetet jashtë procesit të vendimmarrjes, duke e bërë situatën një kombinim të biznesit, ligjit dhe një lloj drame që po ndjek publikisht e gjithë Shqipëria.
Vendimi:
Pala: Paditës: VIA, 2A Group
I paditur: Mabco
Objekti: Përjashtim ortaku, marrja e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e votës së ortakut Mabco dhe çdo të drejtë që buron nga zotërimi i kuotës.
Gjykata e shkallës së parë ka pranuar marrjen e masës së sigurimit të padisë.
Në seancën e dt. 19.02.2026, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit.
Sjellja e palës së paditur, shoqëria Mabco, në disa veprime të saj juridike shprehlfi parashikimet ligjore dhe pozitën e ortakut pakicë, duke u sjellë si kontrolluese e vetme në shoqëri. Veprimet kulmuan me firmosjen e kontratës Delfos Compartment Bernina. Praktikisht, kjo do të thotë se, pas mbylljes së “Compartment Bernina”, kontrolli ekonomik mbi të ardhurat, llogaritë dhe të drejtat e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës kalon në mënyrë të pakthyeshme dhe të legalizuar te investitorë privatë anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, ndërsa Shteti Shqiptar nuk ka më asnjë instrument ligjor për të kërkuar kthimin e pasurive publike që i përkisnin këtij projekti.
Gjykata gjeti të drejtë se çdo përpjekje e shoqërisë për ndryshim statuti, duke anuluar kuotat e ortakut 49%, konvenjon me veprime që përputhen me qëllimin e fshehtë të shitjes së Aeroportit tek subjekte të panjohura fundore, duke e kamufluar si kontratë kredie.
Ndryshe, Pacolli ishte intervistuar në Prokurorinë e Tiranë, ku ka deklaruar për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veproj në përputhje me vendimin e tij.” Ai shtoi se “Aeroporti do të bëhet dhe do të jetë më i bukuri.”














