Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani viziton Departamentin Amerikan, pritet nga sekretari Marco Rubio

20/02/2026 - 20:01
në Lajme
A A
Presidentja Osmani viziton Departamentin Amerikan, pritet nga sekretari Marco Rubio
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në Departamentin Amerikan të shtetit nga sekretari i shtetit, Marco Rubio, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Osmani ka thënë se kjo vizitë u realizua në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.” – shkruan Osmani.

Njoftimi i plotë:

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj! 🇽🇰🇺🇸

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia
20/02/2026 - 22:38

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka akuzuar policinë se po arreston protestuesit dhe gjithashtu theksoi se janë shoqëruar shumë kryetarë të degëve. “Çdo qytetar...

Më shumëDetails

Maqedonci për situatën e sigurisë: Ka ulje të rrezikut veçanarisht brenda territorit të Kosovës!

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
20/02/2026 - 22:28

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Maqedonci ka treguar se si qëndron situata e sigurisë momentalisht në Kosovë...

Më shumëDetails

Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës
20/02/2026 - 22:00

Veriu.info sot ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të miliona euro...

Më shumëDetails

Anulohet për të shtunën qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë, njoftimi i Trainkos

Anulohet për të shtunën qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë, njoftimi i Trainkos
20/02/2026 - 21:59

Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë, është anuluar për ditën e nesërme. Në njoftimin e Trainkos, shtohet se arsyet e anulimit të...

Më shumëDetails

Hoxha: Protesta e 17 shkurtit kërkoi drejtësi- Asnjë normë juridike nuk lejon paraburgim mbi dy vite pa verdikt final

Hoxha: Protesta e 17 shkurtit kërkoi drejtësi- Asnjë normë juridike nuk lejon paraburgim mbi dy vite pa verdikt final
20/02/2026 - 21:43

Një nga themelueset e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara ka ardhur si rezultat i presionit ndërkombëtar pas raportit të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Mustafa: ‘Nuk do të qëndrojmë në sallë pa marrëveshje’

Çështja e Presidentit, Mustafa: ‘Nuk do të qëndrojmë në sallë pa marrëveshje’
20/02/2026 - 20:45

Deputeti Besian Mustafa deklaroi në “DPT te Fidani” se LDK nuk i nënshtrohet kujtdo dhe se si parti nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    552 Shpërndaje
    Shpërndaje 221 Tweet 138
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    476 Shpërndaje
    Shpërndaje 190 Tweet 119
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    879 Shpërndaje
    Shpërndaje 352 Tweet 220
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    244 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë