Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz

21/02/2026 - 10:51
në Lajme
A A
Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një bisede me qytetarët e Borit nxiti një skenë që u bë emocionale për të pranishmit në sallë.

Me këmbënguljen e tij, një grua u detyrua të tregonte sekretin e saj familjar në sy të fëmijës së saj të sëmurë se ajo nuk ishte nëna e tij biologjike.

E gjithë kjo filloi gjatë një diskutimi për ndihmën sociale kur Gordana Kariq, e cila ishte përfituese e ndihmëës, kërkoi fjalën për t’iu ankuar Vuçiqit për problemet administrative me të cilat po përballet, shkruan Telegram.hr.

Ajo shpjegoi se për nëntë muaj nuk ka marrë asnjë kompensim për fëmijën e saj të sëmurë, i cili ka bërë disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën.

Në vend që t’i përgjigjej pyetjes për vonesën në pagesa, Vuçiq doli në mbrojtje të institucioneve.

“Mos gjykoni paraprakisht. Mjafton vetëm të sulmojmë dhe të bërtasim ‘ua’. A e dini se Qendra për Punë Sociale verifikon pasurinë?”, pyeti presidenti, duke sugjeruar se ndoshta ekziston një pengesë ligjore për pagesën e ndihmës.

Më pas Gordana Kariq u përgjigj se nuk ka asnjë pasuri përveç shtëpisë ku jetojnë. Dukshëm e shqetësuar, ajo u përpoq të ndërpresë pyetjet e mëtejshme, duke theksuar se për problemin kryesor nuk mund të flasë në prani të fëmijës.

Edhe pse gruaja e paralajmëroi qartë se fëmija nuk e dinte të vërtetën, Aleksandar Vuçiq  këmbënguli që ajo t’i tregonte të gjitha hollësitë, në mënyrë që, sipas fjalëve të tij, “problemi të zgjidhej menjëherë”. Nën një presion të tillë, Gordana Kariq, mes lotësh, shqiptoi fjalë që tronditën të pranishmit.

“Nuk më lejojnë ta birësoj. Unë jam halla e tij nga babai (strina), nëna e tij ka ndërruar jetë. E rris prej 13 vitesh, i plotësoj të gjitha kushtet, por vazhdimisht më refuzojnë. Nuk doja që ta mësonte në këtë mënyrë se unë nuk jam nëna e tij”, tha ajo në vaj para djalit që ishte ulur pranë saj.

Pasi shkaktoi një situatë që Kariq ishte përpjekur ta shmangte prej vitesh, Vuçiq vuri duart në kokë.

“Më vjen të shpërthej në lot bashkë me ju. Procedurat janë të ndërlikuara, por do të bëjmë çmos që ta zgjidhim. Do të merrni përgjigje deri të mërkurën”, tha ai, duke shtuar se ajo “në çdo rast është nënë për djalin, sepse kujdeset për të”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Ky është raporti i përmendur në Hagë ku u lakua emri i Fehmi Lladrovci – reagimi i Ramiz Lladrovcit që e hedh poshtë

Ky është raporti i përmendur në Hagë ku u lakua emri i Fehmi Lladrovci – reagimi i Ramiz Lladrovcit që e hedh poshtë
21/02/2026 - 13:47

Kryetari i Drenasit, kishte reaguar dje pasi Prokurori i Specializuar, ka përmendur emrin e heroit Fehmi Lladrovci në kontekstin e hierarkisë dhe urdhrave gjatë luftës çlirimtare. Në reagimin...

Më shumëDetails

​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind

​Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 për qind
21/02/2026 - 13:42

Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Shqipëria po mban inflacionin nën 3 për qind, ndërsa për Kosovën është dyfish më i lartë, ku sipas të...

Më shumëDetails

Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shumë më të mëdha se më herët

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
21/02/2026 - 13:34

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se mundësitë janë shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët për antarësim në NATO. Maqedoni vlerësoi se...

Më shumëDetails

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër vendimit të Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, bëjnë aksion te Presidenca

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër vendimit të Osmanit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, bëjnë aksion te Presidenca
21/02/2026 - 13:26

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kanë vendosur sot në hyrje të presidencës së Republikës së Kosovës një baner me mbishkrimin “Jo në emrin tonë, ne jemi...

Më shumëDetails

Aksion si në filma i policisë shqiptare, momenti kur kapet një person në mes të rrugës

Aksion si në filma i policisë shqiptare, momenti kur kapet një person në mes të rrugës
21/02/2026 - 13:23

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e Tiranës se finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të...

Më shumëDetails

“U paraqit si mjek për t’i marrë 134 mijë euro”, dosja e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve, si e mashtruan një burrë për shërim jashtë vendit

“U paraqit si mjek për t’i marrë 134 mijë euro”, dosja e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve, si e mashtruan një burrë për shërim jashtë vendit
21/02/2026 - 12:32

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Valmir Hajrullahu, i cili dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    648 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    584 Shpërndaje
    Shpërndaje 234 Tweet 146
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    310 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    898 Shpërndaje
    Shpërndaje 359 Tweet 225

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë