Ish-zëvendëskryeministrja kritikon Vjosa Osmani për mungesë sqarimi rreth pezullimit të dialogut Kosovë–SHBA.
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngritur shqetësime për mungesën e sqarimeve rreth Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
banner
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri është shprehur e habitur që çështja e pezullimit të përkohshëm të dialogut strategjik nuk është përmendur fare gjatë vizitës zyrtare.
“Dialogu strategjik me Amerikën mbeti i pezulluar – Osmani ishte në Amerikë por nuk tregoi pse nuk arriti ta rivendos Dialogun Strategjik Kosovë–Amerikë”, ka shkruar Tahiri.
Ajo ka lënë të kuptohet se pritjet kanë qenë që gjatë qëndrimit në SHBA të kishte zhvillime konkrete në këtë drejtim ose të paktën një sqarim publik për arsyet e mosrivendosjes së dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve.











