Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“U paraqit si mjek për t’i marrë 134 mijë euro”, dosja e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve, si e mashtruan një burrë për shërim jashtë vendit

21/02/2026 - 12:32
në Kryesore, Lajme
A A
“U paraqit si mjek për t’i marrë 134 mijë euro”, dosja e Prokurorisë ndaj tre të dyshuarve, si e mashtruan një burrë për shërim jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Valmir Hajrullahu, i cili dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona të tjerë, ka mashtruar një qytetar duke i përfituar kundërligjshëm mbi 130 mijë euro.

Sipas kërkesës së parashtruar nga prokurorja e shtetit, Arlinda Nallbani Gacaferri, Hajrullahu bashkë me të dyshuarit Avdyl Kryeziu dhe Yilmaz Tassoker, po hetohen për veprën penale “Mashtrim”.

Skema e mashtrimit, u hoqën si mjekë për të përfituar

Në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Insajderi, thuhet se Valmir Hajrullahu është paraqitur si mjek duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të dëmtuarit, A.B.

“Me date 15.06.2021, për herë te parë unë kam shkuar ne Stamboll – Turqi së bashku me vëllain tim , aty jemi takuar me Valmir Hajrallahun i cili na është prezantuar si doktor kardiokirurg”, ka deklaruar një dëshmitare.

Sipas dosjes i pandehuri nuk ka vepruar vetëm. Në ketë skemë ishin përfshirë edhe Avdyl Kryeziun dhe shtetasin turk Yilmaz Tassoker.

Për ta bërë mashtrimin sa më të besueshëm, grupi kishte përgatitur dokumentacion të falsifikuar që përfshinte: Termine fiktive për ekzaminime mjekësore. Rezervime biletash avioni për udhëtime “shëndetësore”. Fatura të falsifikuara dhe komunikime zyrtare përmes email-eve.

“I pandehuri, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, është paraqitur si mjek, duke shfrytëzuar kështu gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit duke kërkuar në vazhdimësi deponimin e shumave të ndryshme të parave nga i dëmtuari dhe familjarët e tij,” theksohet në kërkesën e Prokurorisë.

Shuma prej 134,000 eurosh u mor përmes transaksioneve të njëpasnjëshme, ku i dëmtuari, i gjendur në situatë të vështirë shëndetësore, paguante për shërbime që në fakt nuk ekzistonin.

“I pandehuri, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, ka paraqitur të dhëna të rreme për veten, respektivisht është paraqitur si mjek, duke shfrytëzuar kështu gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit… me ç’rast ka përfituar dobi pasurore në shumën totale prej 134,000 euro,” thuhet aty.

Prokuroria ka siguruar si provë përshkrimin tabelar të të gjitha këtyre pagesave, së bashku me një CD që përmban video-incizime të dorëzuara nga viktima.

Hetimet kishin filluar në shtator të vitit 2023, por ishin pezulluar përkohësisht në fund të vitit 2024, pasi Prokuroria kishte kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare nga autoritetet e Turqisë për verifikimin e dokumenteve dhe të kaluarës kriminale të të dyshuarve.

Hajrullahu ka qenë i pakapshëm për organet e drejtësisë që nga koha e kryerjes së veprës, duke qëndruar në arrati deri më 20 shkurt 2026, kur edhe është vetëdorëzuar në polici.

Arsyetimi për paraburgim

Prokuroria ka argumentuar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, duke vlerësuar se nëse i pandehuri lihet i lirë, ekziston rrezik i lartë i ikjes.

Gjithashtu, aty përmendet siguria e dëshmitarëve.

“I dëmtuari dhe dëshmitarët kanë deklaruar se janë të frikësuar dhe ndihen të shqetësuar nga i pandehuri, andaj ekziston rreziku se ai do të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek ata”.

Njoftimi i policisë për rastin

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një burrë me premtimin se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim duke ia marrë 130 mijë euro.

Ngjarja ka nisur më 2023 në Lipjan e Malishevë.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipjan, Malishevë 2023 – NN. Më datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë