Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është raporti i përmendur në Hagë ku u lakua emri i Fehmi Lladrovci – reagimi i Ramiz Lladrovcit që e hedh poshtë

21/02/2026 - 13:47
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është raporti i përmendur në Hagë ku u lakua emri i Fehmi Lladrovci – reagimi i Ramiz Lladrovcit që e hedh poshtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Drenasit, kishte reaguar dje pasi Prokurori i Specializuar, ka përmendur emrin e heroit Fehmi Lladrovci në kontekstin e hierarkisë dhe urdhrave gjatë luftës çlirimtare.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe një raport të UNMIK-ut, të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, e që lidhet me një hetim të vitit 2001 për tentativë vrasjeje.

Çka thuhet në raport?

Sipas dokumentit me temë “Hetim për tentativë vrasjeje nga H. H”, më 8 maj 2001, gjatë kontrollit të banesës së H.Q në rajonin e Prizrenit, janë sekuestruar dy letra.

Letra e parë është një deklaratë e shkruar me dorë, pa datë, nga ushtarja e UÇK-së, K.K.

Në të, ajo kërkon që të mos caktohet në Zonën Operative të Drenicës, duke pretenduar se më 19 prill 1998, si kusht për t’u bërë ushtare në UÇK, kishte marrë pjesë në tentativën për vrasjen e H.SH.

Në deklaratë përmenden disa emra si persona që, sipas saj, kishin dijeni për rastin, përfshirë edhe Fehmi Lladrovci.

“Ajo përmend Mus Jasharin, Fehmi Lladrovci, Jahir Dedakun, Skender Halilin dhe Fadil Demakun si të përfshirë gjithashtu në tentativë”, thuhet aty.

Letra e dytë mban titullin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zona Operacionale e Pashtrikut” dhe daton 19 gusht 1999.

Dokumenti titullohet “Njoftim Zyrtar” dhe është nënshkruar nga H.Q, në cilësinë e Shefit të ZKZ-së.

Në ‘raport’ thuhet se kjo njësi konsiderohej një strukturë sekrete brenda UÇK-së. Letra, sipas përmbajtjes, mbështet kërkesën e K.K për të mos u dislokuar në Zonën Operative të Drenicës.

Bazuar në këto dy dokumente, më 22 maj 2001, u hap rasti për hetim për “Vrasje në Tentativë”.

Duke qenë se dyshohej se incidenti kishte ndodhur në rajonin e Mitrovicës, rasti i është përcjellë Njësisë Rajonale të Hetimeve në Mitrovicë.

Më 11 korrik 2001, hetuesit e Mitrovicës kanë kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Gllogoc, Dan Jones, për të marrë informacione lidhur me H.SH.

Dy ditë më vonë, më 13 korrik 2001, Jones ka njoftuar se H.SH në fakt është H.H dhe se jeton në një vend të panjohur në Gllogoc. Në raport përmendet edhe fakti se një oficer i SHPK-së e kishte intervistuar më herët H.H në banesën e tij.

Më 17 gusht 2001, hetuesi ka përpiluar raport hetimor lidhur me përpjekjet për lokalizimin e të dyshuarës K.K.

Tre ditë më pas, më 20 gusht 2001, H.H dhe familja e tij janë vrarë.

Reagimi i familjes Lladrovci

Në reagimin publik, familja e Fehmi Lladrovci ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij në dhënie urdhrash për ekzekutime.

Sipas tyre, përfundimet e oficerit të UNMIK-ut janë të pavërteta dhe bien ndesh me vetë përmbajtjen e deklaratës së sekuestruar.

“Në dokumentin konfidencial, Raport zyrtar (UNMIK/OKB), në raportin e oficerit (emër i njohur për neve), thuhet se “në banesën e H.Ç., më 08.05.2001, ndër sendet e sekuestruara janë gjetur dokumente që implikojnë një urdhër nga oficeri i UÇK-së Fehmi Lladrovci, i dhënë një ushtari të ri, K.K., më 10.04.1998, për të kryer ekzekutimin e H.Sh.” (H. Shtutica). Ky është përfundim i pavërtetë i oficerit të UNMIK-ut dhe bie në kundërshtim të plotë me burimin gjoja të informacionit, kinse të gjetur në dokumentin e marrë gjatë bastisjes”.

Në reagim thuhet se në periudhën e përmendur, Lladrovci ndodhej në Rahovec dhe se UÇK-ja nuk kishte si praktikë apo metodë testimin e ushtarëve të rinj përmes aksioneve të tilla.

“Hedhim poshtë konstatimin se Fehmi Lladrovci ka qenë në “dijeni”, për kohën e dhënë, sepse në këtë kohë, ai gjendej në Rahovec. Për më tepër, nuk ka qenë metodë e njohur e as parim i UÇK-së për të verifikuar “ushtarin e ri” me ndonjë aksion. Për tu bërë anëtar i UÇK-së, ka mjaftuar vullneti dhe gatishmëria për tu rreshtuar në njësitë e UÇK-së. UÇK ishte plotësisht vullnetare. UÇK nuk kishte mundësi teorike e as praktike të bënte “prova” me ata që kishin marrë rrugën e çlirimit, sepse, ata më afër e kishin vdekjen se lirinë. Ne pjesëtarët e Familjes Lladrovci, hedhim poshtë këtë pretendim”, tha ai.

Familja Lladrovci kundërshton fuqishëm përmendjen e emrit të tij në kontekstin e pretendimeve për hierarki urdhëruese apo përfshirje në vendime për veprime të tilla, duke theksuar se ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare dhe vepruan në funksion të çlirimit të vendit

JU REKOMANDOJMË

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe
24/05/2026 - 13:02

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka takuar vëllaun e Kadri Veselit, Vesel Veselin nga i cili mori mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
24/05/2026 - 12:55

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të formalizohet zgjedhja e Ardian Gjini në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj ka...

Më shumëDetails

Mushkolaj kritikon fushatën zgjedhore: Gara po bëhet jo kush e ka programin më të mirë, por kush është “ma i poshtër”, kush është “me Serbinë”

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
24/05/2026 - 12:42

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me fushtat zgjedhore të akterëve politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mushkolaj ka thënë se askush nuk...

Më shumëDetails

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë
24/05/2026 - 12:16

Një fotografi e veçantë ka mbërritur në redaksinë e Prive Klan Kosova. Në foto janë parë teksa rrijnë bashkë në një kafene Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj,...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

KQZ: Votuesi mund të votojë vetëm një kandidat për Kuvend Komunal – nëse zgjedhë më shumë llogaritet vetëm vota për subjektin politik
24/05/2026 - 12:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se dje ka nis periudha për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin...

Më shumëDetails

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
24/05/2026 - 11:28

Një 82-vjeçar nga Peja ka raportuar në Polici se shtëpia e tij është thyer dhe nga aty i është vjedhur një armë gjuetie me leje valide. Burime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë