Trupi i pajetë i alpinistit malazez Çazim Fetahoviç është gjetur para një ore në malin Hajla.
Trupi u gjet nga alpinisti i njohur Semir Kardović, i cili për dy orë ka kërkuar trupin.
Fetahoviç kishte humbur gjatë ngjitjes, kur, pas kalimit të majës së malit, ra në një shtresë dëbore që ishte formuar nga era e fortë dhe akumuluar nga bora mbi shpatet e pjerrëta. Kërkimi u bë i pamundur natën dhe të nesërmen për shkak të kushteve shumë të vështira – mjegull e dendur, erë e fortë dhe dëborë e madhe, raporton osrvt.me
Në aksion morën pjesë pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit nga Kosova, alpinistë të Klubeve të Malorëve të Malit të Zi, Policia Kufitare, si dhe shërbimi i zjarrfikësve dhe emergjencave në Rožajë. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nuk ishte e mundur të angazhohej një helikopter.












