Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe lokal

22/02/2026 - 17:10
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe lokal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë një vizite zyrtare në Shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal, me fokus thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s.

Në takimin me Presidenten e Senatit të Iowa-s, Amy Sinclair, u rikonfirmua partneriteti i gjatë dhe i qëndrueshëm mes dy vendeve. Gjatë bisedës u theksua bashkëpunimi strategjik në fushën e sigurisë, si dhe nevoja për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, akademike dhe në sektorin e teknologjisë informative.

Zëvendësministri Ahmeti u takua edhe me zëvendës sekretaren e Shtetit të Iowa-s, Christy Johnson, me të cilën diskutoi për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mekanizmave konkretë të koordinimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve. Në këtë takim u vu theksi te shkëmbimi i përvojave në administratën publike, bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

Ndërkaq, në takimin me Kryetaren e Komunës së Johnston, Paula Dierenfeld, u diskutua dimensioni lokal i partneritetit. U vlerësua fakti që aktualisht nëntë komuna nga Kosova janë të binjakëzuara me komuna në Iowa, si dëshmi e lidhjeve të fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve. Palët shprehën gatishmëri për zgjerimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe shkëmbimeve profesionale.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Ahmeti zhvilloi takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Iowa. U theksua roli i tyre si urë lidhëse mes dy vendeve, si dhe kontributi i vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, akademike dhe kulturore dhe në mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën
24/05/2026 - 13:45

Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij...

Më shumëDetails

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë

Gjini në Kuvendin e AAK-së: Krenari me qenë pjesë e partisë, Ramush Haradinaj simbol i Kosovës dhe lirisë
24/05/2026 - 13:34

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, ka vlerësuar lart rrugëtimin politik të partisë dhe figurën e liderit të...

Më shumëDetails

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt

Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt
24/05/2026 - 13:12

Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të këtij subjekti politik i hapi rrugë Ardian Gjinit...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe

Bekim Haxhiu takohet me vëllaun e Kadri Veselit: Presim ditën kur Kadriu, bashkë me Presidentin Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të kthehen fitimtar në atdhe
24/05/2026 - 13:02

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka takuar vëllaun e Kadri Veselit, Vesel Veselin nga i cili mori mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin
24/05/2026 - 12:55

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të formalizohet zgjedhja e Ardian Gjini në krye të partisë, kryetari aktual Ramush Haradinaj ka...

Më shumëDetails

Mushkolaj kritikon fushatën zgjedhore: Gara po bëhet jo kush e ka programin më të mirë, por kush është “ma i poshtër”, kush është “me Serbinë”

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
24/05/2026 - 12:42

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me fushtat zgjedhore të akterëve politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mushkolaj ka thënë se askush nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë