Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po fshihej krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?

23/02/2026 - 09:13
në Kryesore, Lajme
A A
A po fshihej  krejt kohën në Kosovë -Artan Grubi u arrestua sot në Bllacë, për çka kërkohet në Maqedoninë e Veriut?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u arrestua sot në pikën kufitare Bllacë, ndërsa ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”. Arrestimi vjen në një kohë kur Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar paraburgim për të, sapo të lokalizohej dhe ndalohej.

Prokuroria ka njoftuar se Grubi dyshohet për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në kuadër të hetimeve që lidhen me Lotarinë Shtetërore. Sipas autoriteteve, masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të tij.

Më 16 dhjetor, policia e Maqedonisë së Veriut bastisi shtëpitë e Grubit dhe të ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Gjatë bastisjeve në disa lokacione janë siguruar prova që, sipas hetuesve, ngjallin dyshime se gjatë vitit 2023 dy zyrtarët, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, kanë shkaktuar dëme mbi 8 milionë euro në buxhet, përmes përvetësimit të paligjshëm të pasurisë.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, përvetësimi i pasurisë nga një zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Në mesin e të dyshuarve për këtë rast përmendet edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë shtetërorë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Shkup dhe se bëhet fjalë për ish-funksionarë të lartë, përfshirë një ish-kryeministër, një ish-zëvendëskryeministër dhe ish-drejtues institucionesh.

Grubi dhe Bajrami nuk ishin gjetur gjatë bastisjeve, ndërsa Toshkovski i bëri thirrje Grubit të kthehej në vend për t’u përballur me drejtësinë.

Nga ana e tij, Grubi kishte deklaruar më herët se nuk ishte arratisur, por ndodhej jashtë vendit për një vizitë private. Ai theksoi se kishte udhëtuar me dokumente të rregullta dhe se do të kthehej pas përfundimit të obligimeve.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Grubi, së bashku me një biznesmen, ishte larguar drejt Kosovës me një veturë me targa diplomatike.

Ndërkohë, më 11 dhjetor, Prokuroria e Shkupit kishte nisur hetim edhe ndaj Grubit dhe gjyqtarit të Apelit, Enver Bexheti, për të verifikuar nëse kanë përgjegjësi penale lidhur me pretendimet e Departamentit amerikan të Shtetit për përfshirje në korrupsion të lartë dhe ndërhyrje në procese gjyqësore që lidhen me rastin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Grubi i ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion. /REL

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori britanik i shkon në Kuvend Haxhiut, bisedojnë për zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori britanik i shkon në Kuvend Haxhiut, bisedojnë për zgjedhjen e Presidentit
23/02/2026 - 12:04

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim me kryetaren e Kuvendit, Alblulena Haxhiu. Hargreaves tha se e përgëzoi Haxhiun që mori pozitën e kryeparlamentares...

Më shumëDetails

Qeveria zbulon orën kur do të mbahet takimi Kurti-Abdixhiku

Ofertimi i Kurtit për ta shkruar Draftin pas intervistës së Lajçak, Abdixhiku: Vonë, shumë vonë, e pranove autonominë
23/02/2026 - 11:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë takim me kyetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun lidhur me çështjen e presidentit. Nga Qeveria e Kosovës kanë...

Më shumëDetails

Deutsche Welle: Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
23/02/2026 - 11:27

Partitë politike opozitare shprehen, se për zgjedhjen e Presidentes/it të Kosovës duhen marrëveshje politike me partinë në pushtet në mënyrë që të gjendet një emër konsensual. Kanë mbetur...

Më shumëDetails

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!
23/02/2026 - 11:11

Faton Peci ka vizituar ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla, në zyrën e saj, ku i ka uruar suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mbështetjen e plotë...

Më shumëDetails

Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin, kyç për stabilitetin politik

Tahiri: Veriu, pa sovranitet e me protektorat të shtuar – qeveritë e kaluara atje e shtrinë sovranitetin
23/02/2026 - 10:44

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se një pajtim mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president do të krijonte një bashkëpunim funksional politik dhe demokratik në vend. Sipas...

Më shumëDetails

Çfarë tregojnë vërejtjet e FMN-së nga misioni dyjavor mbikëqyrës në Kosovë? Sqaron Avdullah Hoti

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
23/02/2026 - 10:24

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se misioni dyjavor mbikqyrës i FMN-së në Kosovë ka gjetur shumë vërejtje. Disa nga to sipas Hotit paraqesin rrezik për stabilitetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    493 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    789 Shpërndaje
    Shpërndaje 316 Tweet 197
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    689 Shpërndaje
    Shpërndaje 276 Tweet 172
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    699 Shpërndaje
    Shpërndaje 280 Tweet 175
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    303 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë