Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burri iu kap në kontrabandë – Dr. Saraqi vazhdon trajnimet për bottox derisa Ministria e Shëndetësisë ia hedh përgjegjësinë asaj të Arsimit

23/02/2026 - 15:07
në Kryesore, Lajme
A A
Burri iu kap në kontrabandë – Dr. Saraqi vazhdon trajnimet për bottox derisa Ministria e Shëndetësisë ia hedh përgjegjësinë asaj të Arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse bashkëshorti i saj u kap me kontrabandë të produktit Revolax, Dr. Rezana Saraqi-Govori vazhdon të mbajë trajnime dyditore për bottox dhe të lëshojë certifikata pa bërë publike licencën përkatëse. Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka kompetencë për këtë çështje dhe ia delegon përgjegjësinë Ministrisë së Arsimit, ndërsa asnjëra institucion deri tani nuk ka ofruar sqarim mbi bazën ligjore të këtyre trajnimeve.

Gazeta Insajderi javë më për raportoi për një rast ku Artan Govorin, një biznesmen, e që është edhe bashkëshorti i doktoreshës Rezana Saraqi ishte kapur duke kontrabanduar bottox. Në anën tjetër, Dr. Saraq-Govori është po në këtë veprimtari, dhe madje dilte që përdorte të njëjtin produkt me të cilin burri iu kap në kontrabandë: Revolax.

Por, pos përdorimit të këtij produkti, aplikimit të tij tek klientët, Dr. Saraqi-Govori është publikisht edhe trajnere për persona që duan të mësojnë se si vendoset bottoxi në lëkurë.

Kohë më parë ajo disa prej trajnimeve edhe i kishte bërë publike, por kohën ë fundit ka ndryshuar situata. Në mes të janarit, ajo mbajti një trajnim dy ditorë me disa klientë, por atë nuk e bëri publik në llogaritë e saj, as të kompanisë së saj, në rrjetet sociale.

Por, Insajderi ka siguruar disa prej certifikatave që kompania e saj i ka vulosur, dhe ajo i ka nënshkruar.  Ishin dy ditë trajnim, më 17-18 janar 2026, dhe personat që morën pjesë aty, u certifikuan edhe për bottox edhe për ‘skeenbooster’, dhe atë edhe në aspektin teorik e praktik të kësaj pune.

Edhe javë më parë kur Insajderi ishte interesuar duke e pyetur doktoreshën direkt se me cfarë baze e licence i lëshonte këto certifikata,  përmes menaxherit të klinikës pati thënë që posedon edhe licencës për të mbajtur trajnime për aplikim të bottoxit, por e njëjta licencë nuk i ishte prezantuar Gazetës Insajderi.

As për trajnimin e mbajtur me 17-18 janar, Dr. Rezana Saraqi- Govori e klinikës DITADental, nuk ka kthyer përgjigje edhe pse në fillim kishte kërkuar disa ditë kohë duke thënë që ka pasur një aksident. As pas më shumë se dy javë pritjesh, e njëjta nuk është përgjigjur më për të njëjtat pyetje: licenca me të cilën i lejohej trajnimi, numri i pjesëmarrësve, dhe shuma që ata kanë paguar.

Gazeta Insajderi për këtë, duke e mbajtur të informuar me komunikimet e certifikatat që ka siguruar për Dr. Rezana Saraqi- Govorin i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fillim ata patën kërkuar po ashtu kohë duke thënë që “jemi në pritje të përgjigjeve nga akteret relevantë dhe sapo të marrim përgjigjet e tyre, menjëherë do t’i ndajmë me ju”, por pati disa ditë heshtjeje.

Pas ripërtëritjes së pyetjeve nga Insajderi nëse ndonjë inspektim, kontroll, apo hulumtim është bërë nga ta, sidomos mbi bazën ligjore që dikush të trajnoi njerëz me vetëm dy ditë për të kryer procedura të vendosjes së produktev në lëkurë njerëzore, qofshin ata edhe persona që nuk kanë trajnim mjekësor paraprak, Ministria që drejtohet ëprsëri nga Arben Vitia, e ka hequr përgjegjësinë nga vetja.

Përgjegjësinë tutje ia lanë Ministrisë së Arsimit, që deri tash drejtohej nga Arbërie Nagavci e tash nga Hajrulla Çeku.

“Ministria e Shëndetësisë nuk lëshon certifikata për këtë çështje. Kjo çështje është kompetencë e Ministrisë së Arsimit dhe e Inspektoratit të Arsimit”, thuhet në përgjigjen e MSh-së, dërguar Insajderit me një fjali përfundimtare, pas së cilës më nuk kanë kthyer përgjigj: “Faleminderit në mirëkuptimin tuaj!”.

Kjo ministri më nuk ka komentuar edhe pasi që është informuar se në këto trajnime mund të ketë pasur persona që i përkasin fushëveprimtarisë së salloneve të bukurisë, dhe jo individë që së paku kanë ndonjë trajnim bazik mjekësor dhe trajnimet për bottox nga një ekspert mund të ishin vetëm njohuri shtesë.

Deri tash, edhe pse është kontaktuar, Ministria e Arsimit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Gazetës Insajderi, nëse mjekët që dinë se si ta vendosin vet bottoxin, iu lejohet që të trajnojnë individë të tjerë, sidomos kur ata mund të mos kenë trajnim bazik në fushën e mjekësisë, dhe se a dihet të njëjtit për këtë veprimtari: mësimdhënie/ trajnime, të marrin ndonjë aprovim a licencë nga Ministria e Arsimit që rregullon fushën e edukimit.

Në një raportim të vitit 2021, me titull “Vazhdon “mjeshtëria” në klinikat estetike të Kosovës, doktorët po injektojnë produkte të paautorizuara”, Dr. Govori-Saraqi atëherë kishte thënë se ky produkt (bottox: Revolax) i paautorizuar po qarkullon në tregun e Kosovës dhe po përdoret në klinikat estetike.

Ajo pati thënë se janë dy lloje të këtij filleri dhe se ka pasur raste kur në klinikën e saj kanë shkuar me fillerin i cili nuk është i autorizuar për përdorim në BE dhe ajo ka refuzuar një gjë të tillë.

Madje, ajo pati këshilluar shitësit, në vitin 2021, që të mos sjellë produkte të tilla të paautorizuara në Kosovë.

“Ka dy lloje të fillerëve REVOLAX, ai që është i autorizuar nga Bashkimi Evropian dhe ai që nuk është, Filleri i cili është i autorizuar nga BE, ka mbrapa markën CE, ndërsa tjetri nuk e ka dhe shkruan qartë ‘nuk është për shitje në BE’, siç edhe shihet në foton të cilën e kam bashkëngjitur këtu”, pati thënë Dr. Saraqi-Govori, bashkëshorti i së cilës ditë më parë u kap me kontrabandë të po këtij produkti.

Muaj më parë Gazeta Insajderi raportoi gjerësisht edhe për rastin e një shtetasi turk që u kap nga organet e rendit, në një hetim që ishte e përfshirë edhe AKI-ja,  ku atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove.

Ky rast zbulonte masivitetin e këtij fenomeni, të bottoxit, si dhe përfitimet që vijnë nga tregu i zi e që vetëm me një operacion të kapej një sasi kaq e konsiderueshme.

Prokuroria edhe për këtë rast më nuk ka bërë asnjë kumtim publik se çka ka ndodhur me të dhe se ku gjendet turku i kapur në kontrabandë.

Viti 2025 në Kosovë ka shënuar kulmin e pasigurisë në sektorin e estetikës mjekësore, duke detyruar organet e drejtësisë të ndërmarrin aksione të paprecedenta. Më 17 dhjetor 2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike, bastisën njëkohësisht 15 biznese në kryeqytet nën dyshimin për ofrimin e shërbimeve ilegale me botox.

Deri tash në publik Prokuroria as për këtë rast nuk ka dalë me një epilog. /Veriu.info

Tags: DITADentalDr. Rezana Saraqi-Govori

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë