Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Produktet me çmim dyfish më shumë se në Gjermani në Rossman & Lala, si po i zhvat Altin Lala shqiptarët

23/02/2026 - 21:26
në Lajme
A A
Produktet me çmim dyfish më shumë se në Gjermani në Rossman & Lala, si po i zhvat Altin Lala shqiptarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shampo që në Gjermani kushton 3.29 euro, në Shqipëri shitet 7.60 euro. I njëjti produkt, e njëjta markë, i njëjti rrjet dyqanesh. Ndryshon vetëm vendi dhe çmimi dyfishohet.

Ky nuk është një rast i izoluar, por një realitet i përditshëm për konsumatorët shqiptarë, veçanërisht në rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë si Rossmann.

Pyetja është e thjeshtë: Pse shqiptarët paguajnë më shumë se gjermanët për të njëjtat produkte? Para se të japin përgjigje pyetjes, shohim disa produkte të njëjtja se me çfarë vlere shiten në vendin tonë dhe në Gjermani.

ZËRI ka realizuar një krahasim të disa produkteve të njëjta të shitura në Rossmann në Gjermani dhe në Rossmann & Lala në Shqipëri.

Nga krahasimi i çmimeve të disa produkteve të përditshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, vërehet qartë se çmimet në Shqipëri janë dukshëm më të larta. Për të gjitha produktet e përfshira në analizë, diferenca e çmimeve varion nga 55% deri në 133%, duke treguar një pabarazi të madhe mes dy tregjeve.

Diferencën më të lartë e ka shampoja, e cila në Shqipëri kushton më shumë se dyfishin e çmimit në Gjermani. Po ashtu, produkte si zbutësi i rrobave, maska për rrathët e syve dhe parfumi rezultojnë 65-75% më të shtrenjta në Shqipëri. Edhe për produkte me kosto më të ulët, si letrat e lagura, çmimi në Shqipëri mbetet mbi 50% më i lartë.

Po edhe ta krahasosh Shqipërinë me Kosovën, prap ka një diferencë çmimesh

Nga krahasimi i çmimeve rezulton se të gjitha produktet janë më të shtrenjta në Shqipëri sesa në Kosovë. Diferenca varion nga 7.55% (letrat e lagura) deri në rreth 22% (zbutësi i rrobave dhe shampoja). Në përgjithësi, mesatarisht produktet rezultojnë rreth 16% më të shtrenjta në Shqipëri. Në përfundim, Kosova paraqitet më konkurruese në çmime për produktet e konsumit personal dhe shtëpiak.

Argumenti më i përdorur për çmimet e larta është TVSH-ja dhe kostoja e transportit. Por TVSH-ja në Shqipëri është 20%, ndërsa në Gjermani 19% dhe në Kosovë 18%, pra një diferencë minimale. Kostot e transportit për mallra konsumi përbëjnë një pjesë shumë të vogël të çmimit final dhe nuk mund të justifikojnë diferenca që arrijnë deri në disa fish.

 

Nëse nuk janë taksat dhe nuk janë kostot, atëherë mbetet vetëm një shpjegim: mungesa e konkurrencës reale në treg. Këtë e konfirmon edhe një studim i vitit 2024 nga eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, me titull “A Market Competition Index for the Western Balkans”. Studimi analizon çmimet e produkteve identike të shitura nga të njëjtat kompani shumëkombëshe në Ballkanin Perëndimor dhe në Bashkimin Europian.

Sipas studimit Shqipëria ka nivelin më të ulët të konkurrencës në rajon. Çmimet për produkte identike janë mesatarisht deri 80% më të larta se në BE. Sipas Cikos diferencat në çmime nuk lidhen me kostot, por me fuqinë e tregut dhe dobësinë institucionale. Sipas studimit, çmimet janë më të larta sepse kompanitë operojnë në një mjedis ku presioni konkurrues është i dobët dhe rreziku i ndërhyrjes shtetërore është minimal.

Gjithmonë mendja na shkon te ligjet shqiptare nëse e parandalojnë krijimin e kësaj situate apo jo?

Në teori, Shqipëria ka ligje që duhet ta parandalojnë këtë situatë.

Ligji nr. 9121 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” ndalon shprehimisht abuzimin me fuqinë e tregut. Neni 9 i cili është Abuzimi me pozitën dominuese në treg përcakton në pikën 1: Ndalohet çdo abuzim me pozitën dominuese nga një ose më shumë ndërmarrje, që e zotërojnë këtë pozitë në treg.

Në pikën 2. Mund të përbëjnë abuzim me pozitën dominuese veçanërisht: a) vendosja, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit;

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Ndërkohë, neni 70 i këtij ligji në pikën 1 të tij thekson qartë se: “Autoritetet e administratës qendrore dhe vendore, entet dhe institucionet e tjera rregullatorë, gjatë kryerjes së detyrave për rregullimin e veprimtarisë ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të detyruara të zbatojnë dispozitat e këtij ligji dhe të sigurojnë një konkurrencë të ndershme dhe efektive.”.

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Edhe Ligji nr. 9902 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve” është i qartë. Neni 4 që përbën “Të drejtat e konsumatorëve” ku në pikën b thuhet: e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Po ashtu Neni 52 thotë:

1. Për shqyrtimin e shkeljeve dhe marrjen e masave për zbatimin e dispozitave të këtij ligji, si dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji, me përjashtim të funksioneve që kryen struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, të përcaktuara në nenin 51 të këtij ligji, krijohet Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Shqipëria renditet mes vendeve më të varfra në Europë për të ardhura për frymë dhe nën mesataren e BE-së. GDP për frymë sipas fuqisë blerëse në vitin 2024 ishte afërsisht 18,900 dollarë. E ndërsa në Gjermani GDP ishte rreth 72,295 dollarë.

ZËRI ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë Rossmann & Lala, duke e pyetur lidhur me arsyen e ndryshimit të çmimeve për të njëjat produkte si në Gjermani dhe Kosovë.

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Rossmann & Lala argumenton se diferencat e çmimeve mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Kosovës për produkte identike lidhen me strukturat e ndryshme ekonomike, fiskale dhe operative të secilit shtet. Sipas kompanisë, produktet në Shqipëri dhe Kosovë janë importi dhe për rrjedhojë përfshijnë kosto shtesë si transporti ndërkombëtar, siguracioni, procedurat doganore, taksat dhe magazinimi. Në çmimin final ndikojnë gjithashtu TVSH-ja sipas legjislacionit përkatës dhe shpenzimet operative si qiratë, pagat, energjia dhe karburanti, të cilat ndryshojnë nga një treg në tjetrin.

Lidhur me shqetësimin publik se diferencat nuk justifikohen nga TVSH-ja apo kostot logjistike, Rossmann shprehet se, nëse do të aplikoheshin çmimet e Gjermanisë, aktiviteti në Shqipëri do të ishte financiarisht i paqëndrueshëm, pasi kostot janë të mëdha për të mbajtur në treg kompaninë.

Po ashtu pyetjes së ZËRI-t nëse kompania ka ndërmarrë ndonjë analizë të brendshme mbi konkurrueshmërinë e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në Shqipëri, Rossmann përgjigjet se prej muajsh ka nisur një analizë për rishikimin e strukturës së çmimeve, duke shtuar promocionet dhe duke shqyrtuar mundësi për ulje të qëndrueshme në disa kategori, me synim rritjen e përballueshmërisë në raport me fuqinë blerëse në Shqipëri.

Nisur nga çmimet por edhe nga përgjigja e marrë nga kompania, mënyra se si funskionon tregu në Shqipëri mbetet një pikë e rëndësishme, për të cilën duhen ndëryrje ligjore dhe mirëorganizim i konkurrencës në treg. Mirëpo, deri atëherë shqiptarët do të vijojnë të paguajnë për disa produkte më shtrenjtë se qytetarët e shteteve të tjera.

Kthimi i përgjigjes i plotë:

ZËRI: Cilat janë faktorët konkretë që ndikojnë në diferencën e çmimeve mes Shqipërisë Gjermanisë dhe Kosovës për produkte identike në Rossmann?

ROSSMANN & LALA: Diferencat e cmimeve mes Shqiperise, Gjermanise dhe Kosoves per produkte identike ne Rossmann lidhen me faktin se behet fjale per tre shtete me struktura te ndryshme ekonomike, fiskale dhe operative.
Produktet qe shiten ne Shqiperi dhe Kosove jane produkte importi, cka do te thote se pervec kostos se origjines, ato mbartin edhe kosto shtese si transporti nderkombetar, siguracioni, procedurat doganore, taksa skanimi, tarifa administrative dhe detyrime te tjera fiskale. Ne cmimin final perfshihet gjithashtu TVSH sipas legjislacionit te secilit shtet. Pervec ketyre, produktet kalojne ne procese magazinimi dhe administrimi si ne vendin e origjines ashtu edhe ne vendin ku tregtohen, gje qe shton koston operative. Edhe elemente si qirate, pagat, energjia, karburanti dhe shpenzimet e tjera te operimit ndryshojne nga shteti ne shtet dhe ndikojne drejtperdrejt ne percaktimin e cmimit.

ZËRI: A ndikon struktura e kostove si transporti, magazinimi, doganat, qiratë, pagat, volumi i tregut) në këtë diferencë, dhe në çfarë mase, (nëse mundeni dhe me shifra)?

ROSSMANN & LALA: Struktura e kostove ka nje ndikim te rendesishem ne kete diference. Zinxhiri i furnizimit per produktet e importit perfshin administrimin dhe magazinimin ne Gjermani, transportin drejt Shqiperise ose Kosoves, pagesen e doganes dhe taksave perkatese, si dhe magazinimin dhe shperndarjen ne tregun vendas. Kostot operative ne Shqiperi jane me te larta krahasuar me Kosoven, duke perfshire tregun e pasurive te paluajtshme, karburantin, pagat dhe disa taksa te ndryshme. Per kete arsye, eshte praktike e zakonshme qe kompani nderkombetare te operojne me cmime te ndryshme ne shtete te ndryshme, jo vetem jashte Bashkimit Europian por edhe brenda
tij.

ZËRI: Si i përgjigjeni shqetësimit publik se diferencat nuk justifikohen nga TVSH-ja apo kostot logjistike?

ROSSMANN & LALA: Produktet qe ne tregtojme jane te njejtit standard si ato te destinuara per tregun Gjerman dhe per Europen Perendimore. Por ky standard cilesie shoqerohet me kosto reale te rritura per fat te keq te
pashmangshme ne vendet tona. Nese do te aplikonim te njejtat cmime si ne Gjermani, kompania do te operonte me humbje, duke e bere aktivitetin ekonomik te paqendrueshem ne afatgjate.

ZËRI: A ka ndërmarrë kompania ndonjë analizë të brendshme mbi konkurrueshmërinë e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në Shqipëri ROSSMANN & LALA: Ne lidhje me konkurrueshmerine e cmimeve dhe fuqine blerese ne Shqiperi, kompania ka nisur muajt e fundit nje proces te brendshem analize dhe rishikimi te struktures se cmimeve. Prej rreth dhjete muajsh kemi
ndryshuar menyren e percaktimit te cmimeve dhe te prezantimit te produkteve, duke shtuar numrin e promocioneve dhe ofertave me qellim qe produktet cilesore te jene me te perballueshme. Paralelisht po analizojme kategori dhe produkte specifike ku mund te realizohen ulje te qendrueshme cmimesh. Qellimi yne eshte te ofrojme produkte me standard te larte ne
cmime sa me te arsyeshme per konsumatoret, duke ruajtur nje balance midis cilesise, qendrueshmerise financiare dhe realitetit te tregut. Ky eshte nje proces i vazhdueshem qe do te thellohet edhe ne vijim.

 

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë