Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se katër persona janë arrestuar për mashtrim mbi 1.5 milionë euro, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë prej 30 ditësh.
Në njoftim shtohet edhe se, arrestimi i katër personave është bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, së bashku me Policinë e Kosovës.
‘‘Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Tutje shtohet edhe se, të dyshuarve gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Komunikata:
Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, caktohet paraburgim prej 30 ditësh
Prishtinë, 24 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 (Dyzetë e tetë) orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu i dyshuari M.M. dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari D.R. dyshohet edhe për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.
Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.
Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.
Ndërkaq, Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.














