Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

24/02/2026 - 18:59
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia.

Në prapaskenë, procesi nuk duket të jetë vetëm një detyrim formal kushtetues, por pjesë e një kalkulimi më të gjerë politik të kryeministrit Albin Kurti.

 

“Kurti synon një president që do të jetë nën kontrollin e tij në momentet e rëndësishme politike”, thotë për Radion Evropa e Lirë Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve në Kosovë.

 

Ai vlerëson se veprimtaria diplomatike e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i pengon llogaritjet e Kurtit, ndaj është në kërkim të një emri të ri.

Të hënën, më 23 shkurt, Kurti deklaroi se po bën çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, që do të pasonin nga moszgjedhja e presidentit.

Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi – në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Osmani e ka bërë të qartë se synon mandat të ri, por Kurti – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, ka shumicën në Kuvend – nuk e përmendi emrin e saj.

Ai nuk e përjashtoi kategorikisht, por vuri në dukje se do të ishte e kotë që partia të propozonte një kandidat, pasi e vetme mund të sigurojë maksimumi 66 vota – shumë larg numrit prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Për këtë çështje, Kurti takoi kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare – të dielën, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të hënën, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hamza u shpreh i gatshëm për bashkërendim parlamentar për, siç tha, çështje të interesit shtetëror e kombëtar, ndërsa Abdixhiku kërkoi ose marrëveshje politike, ose konsensus.

Kurti pranoi se situata për zgjedhjen e presidentit nuk është e lehtë.

“Nuk shoh zell për zgjedhje të reja dhe kjo është një e përbashkët që kemi. Këto elemente më bëjnë optimist”, tha ai për gazetarët.

Megjithatë, ai nuk përmendi asnjë kandidat konkret, edhe kur u pyet për një mundësi nga familja e heroit Adem Jashari.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.

“Unë mendoj se Kurti mund ta ketë një emër që do ta propozojë, me shpresën që edhe opozita ta mbështesë. Nuk e di nëse ky emër do të vijë nga familja Jashari”, thotë Mushkolaj, duke shtuar se i gjithë procesi po zhvillohet me një mungesë shqetësuese të transparencës.

Sipas Mushkolajt, mesazhet publike të Kurtit lënë të kuptohet se mund të hiqet dorë nga mundësia që Osmani të fitojë një mandat të ri. Por, ai paralajmëron se nëse Vetëvendosja dhe opozita nuk gjejnë një emër të përbashkët, ajo mund të rikthehet si kandidate, për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Për të evituar zgjedhjet e parakohshme, nuk përjashtohet që zonja Osmani të jetë sërish në lojë”, vlerëson Mushkolaj.

“Por, thellë-thellë, unë besoj që Kurti është i interesuar për një person që nuk ia prish matematikat”, shton ai.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Osmani garoi në një listë me Kurtin dhe ishte ndër kandidatët më të votuar në Kosovë.

Ajo u zgjodh presidente në prill të atij viti dhe në politikën e jashtme shënoi disa arritje – nga sigurimi i njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës deri tek anëtarësimi i saj në Bordin e Paqes për Gazën – një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me Kurtin, në disa raste, ka pasur përplasje të tërthorta, si për aleancat me aleatët perëndimorë apo për tarifën për importet nga SHBA-ja.

Analisti politik, Ilir Deda, vlerëson se presidenti i ardhshëm duhet të jetë dikush që “kupton dhe njeh thellësisht çështjet ndërkombëtare dhe pozicionin e Kosovës në arenën globale”

“Ne duhet ta dimë se cili profil i kandidatëve do t’i bënte të ndiheshin rehat tri partitë e mëdha në Kosovë – LVV, PDK dhe LDK. A do të vazhdojë mandati i presidentes Osmani, apo do të zgjidhet një figurë e re? Këtë ende nuk e dimë”, shton Deda.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson se zgjedhja e një presidenti konsensual do të sillte stabilitet institucional, por, deri tani, partitë politike, thotë ai, po e shohin procesin kryesisht nga prizmi i interesave partiake, e jo të vendit.

Aktualisht, sipas tij, nuk është në interes të Kosovës, e as të partive, që të mbahen zgjedhje të reja, për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Kosova mbajti dy palë zgjedhje vitin e kaluar, pasi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit 2025 nuk i mundësuan Kurtit – edhe pse partia e tij fitoi – të formonte Qeverinë e re.

Osmani nuk bëri ndonjë deklarim publik pas takimeve që zhvilloi Kurti me udhëheqësit opozitarë, por në rrjetet e saj sociale bëri disa përmbledhje të mandatit të deritashëm 5-vjeçar – nga vizitat jashtë vendit deri te takimet me diasporën.

“Në pozitën e presidentit nuk mund të vendoset dikush – sidomos në situatën e tanishme – që nuk ka haber në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo do ta dëmtonte edhe Kosovën, edhe institucionin e presidentit”, përfundon Deda./REL

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama takon qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Drenasit: Mbështetja që po marrim çdo ditë është motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë

Rrahman Rama takon qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Drenasit: Mbështetja  që po marrim çdo ditë është motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin tonë
24/05/2026 - 16:34

Kandidati i PDK-se për deputet me numër 7, Rrahman Rama, eshtë takuar me qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Zabel të Ulët, shkruan Veriu.info. Ai ka biseduar me ta për...

Më shumëDetails

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më vonë gjatë ditës

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më vonë gjatë ditës
24/05/2026 - 16:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “lajme të mira” sa i përket situatës në Iran mund të vijnë më vonë gjatë ditës. “Ka mundësi që, në...

Më shumëDetails

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”
24/05/2026 - 16:01

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve të tij gjatë luftës në Dukagjin. Në një...

Më shumëDetails

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër
24/05/2026 - 15:59

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, kanë udhëtuar drejt Zvicrës. Gjatë pritjes në...

Më shumëDetails

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet
24/05/2026 - 15:45

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e ministres në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila javën e kaluar në...

Më shumëDetails

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
24/05/2026 - 15:30

Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë