Sipas njoftimit, peticioni është një thirrje qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj që po përballen me proces gjyqësor, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe dinjitetit të saj.
OVL UÇK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve, brenda dhe jashtë vendit, që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë.











