Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit është data 4 mars.
E derisa numërimi po fillon mbrapsht, kreyministri Kurti ka filluar lëvizjet e para.
Ai ka zhvillim një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe një me kryetarin e Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Nga këto takime, sipas deklarimeve tyre, nuk është diskutuar për emra të përveçëm.
Por çfarë rezultatesh pritet të sjellin këto takime dhe për partitë opozitare në veçanti?
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi, tha për “Gazeta Blic” se është herët të nxjerren konkluzione.
“Eshtë herët me nxjerr konkluzione” deklaroi Arifi.
Arifi potencoi se krejt kjo varet sa produktiv do të jenë këto takime dhe se nëse zgjedhet një President konsensual fitojnë të tre por më shumë Kosova.
“Varet se sa produktiv do te jenë këto takime. Nëse të tret e zgjedhin një President konsensual që të tre fitojnë e më së shumti Kosova” deklaroi Arifi për “Gazeta Blic”.
Gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë po qëndron kryediplomatja, Elisa Spiropali.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në konferencën me Spiropalin theksoi se se ka ‘konsensus automatik’ në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari” deklaroi Konjufca.














