Ky është Aurel Kaziu, efektivi i Policisë së Shtetit që tashmë ndodhet në qendër të një skandali ndërkufitar. Kaziu u pezullua menjëherë nga detyra pasi u ndalua në pikën kufitare të Merdarës, ku po tentonte të kalonte nga Serbia drejt Kosovës me një shumë prej rreth 1 milion eurosh, origjina e të cilave mbetet e dyshimtë
Kaziu, i cili ushtronte funksionin e inspektorit për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Laskën dhe Etnik Ahmaxhokajn.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet në Kosovë, ekzistojnë dyshime se shuma e konsiderueshme e parave mund të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme, raporton JOQ Albania.
ADVERTISING
Në urdhrin për pezullim theksohet se efektivi nuk kishte informuar strukturat drejtuese për lëvizjet e tij jashtë territorit shqiptar, një shkelje që rëndon pozicionin e tij disiplinor. Ndërkohë,
hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e shumës së sekuestruar dhe rolin konkret të secilit prej të ndaluarve.
Burime bëjnë me dije se më herët Kaziu ka qenë i angazhuar në sektorin e transportit të mallrave, ndërsa tashmë përballen me procedura administrative dhe hetimore që mund të kenë pasoja të rënda ligjore















