Kryekuvendarja Albulena Haxhiu është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zyra për media e saj ka dhënë detaje rreth takimit.
“Në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve të të dyja vendeve në avancimin e interesave të përbashkëta”.
“Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”.













