Gazetari Visar Duriqi ka kundërshtuar deklaratën e avokatit Tom Gashi, i cili në emisionin “Kosova Live” në T7 tha se emri i vetëm për presidente është Vjosa Osmani, pasi sipas tij ajo i përmbush të gjitha kriteret për këtë post.
Duriqi gjatë debatit theksoi se Kosova ka nevojë për një president më gjithëpërfshirës dhe më të pranueshëm për spektrin e gjerë politik.
“E mira për Kosovën do të ishte që të mos jetë Vjosa Osmani, por dikush tjetër një president që, edhe nëse zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të përfaqësojë edhe interesa më të gjera dhe jo vetëm të Albin Kurtit”, u shpreh ai.
Në deklaratën e tij pati edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj rolit të Osmanit gjatë mandatit.
“Për pesë vite ka qenë më shumë si notere personale e Albin Kurtit, sesa presidente që u shërben qytetarëve dhe interesave të tyre”, tha ai.
Video:














