Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi në sallën e gjyqit për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

26/02/2026 - 09:56
në Kryesore, Lajme
A A
Shkarkohet Nagip Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e mbajtur më 15 janar, prokurorja Firkije Fejzullahu deklaroi se pas administrimit të provave do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe provimi i fajësisë së të akuzuarve.

Ajo theksoi se Krasniqi, pa kontrata apo autorizime ligjore, kishte kërkuar udhëzime dhe referenca nga i akuzuari Isuf Zejna lidhur me tenderimet e KEK-ut, si dhe kishte autorizuar në mënyrë të kundërligjshme Dejona Mihalin të jepte opinione dhe vendime për to.

Sipas prokurores, do të vërtetohet qëllimi dhe dashja për kryerjen e veprave penale dhe dëmi i shkaktuar ndaj KEK-ut dhe qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Vyrtyt Ibrahimaga, ka thënë se Prokuroria po dramatizon veprimet e të akuzuarit, të cilat sipas tij janë thjesht veprime menaxheriale.

Ai theksoi se nuk janë përmbushur elementet objektive të veprës penale, pasi askush nuk ka përfituar jashtëligjshëm dhe nuk është dëmtuar.

Mbrojtja tha se Krasniqi ka vepruar gjithmonë në interes të ndërmarrjes dhe për të përmbushur detyrat në afat rekord.

Vetë Krasniqi ka cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Gjykata Themelore më 23 prill 2025 pati aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes, duke hedhur aktakuzën për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa pjesa tjetër u rikualifikua në “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën dhe ka vendosur që procedura penale për pesë vepra penale ndaj Krasniqit të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”.

JU REKOMANDOJMË

Paditet Ministria e Shëndetësisë, kërkohet shfuqizimi i tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve

Paditet Ministria e Shëndetësisë, kërkohet shfuqizimi i tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve
26/02/2026 - 12:58

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar të enjten padi në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit...

Më shumëDetails

“A e di ti kush jam unë”- Insajderi sjell audio-incizimin zbulon arsyen pse u suspenduan gjashtë policë në Gjakovë

“A e di ti kush jam unë”- Insajderi sjell audio-incizimin zbulon arsyen pse u suspenduan gjashtë policë në Gjakovë
26/02/2026 - 12:49

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar gjashtë policë në Gjakovë, pasi që të njëjtit e kanë arrestuar për kanosje një qytetar që kishte shkuar për ta marrë tiketën...

Më shumëDetails

“Misioni Spiropali”, Latifi thotë se erdhi për t’u ndihmuar partive për presidentin: Ambasadat s’kanë vullnet për këtë më

“Misioni Spiropali”, Latifi thotë se erdhi për t’u ndihmuar partive për presidentin: Ambasadat s’kanë vullnet për këtë më
26/02/2026 - 12:24

Analisti Blerim Latifi tha se vizita e kryediplomates shqiptare Elisa Spiropali në Kosovë dhe takimet e saj me liderët e me opozitën, si dhe vizita në Prekaz është...

Më shumëDetails

Haxhi Avdyli: Besoj se edhe VV është pro Vjosa Osmanit

Hargreaves kërkoi marrëveshje mes partive, Avdyli thotë se VV ka bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit
26/02/2026 - 12:19

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, vlerëson se presidentja Vjosa Osmani meriton një mandat të dytë presidencial, ndërsa shton se “besoj se edhe VV-ja është pro.” “Vjosa Osmani...

Më shumëDetails

Demaçi sot do t’i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim

Demaçi sot do t’i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim
26/02/2026 - 12:14

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit me Adem Demaçin, duke kujtuar dy data; lindjen e Demaçit 90 vjet më parë e betimin...

Më shumëDetails

Kamioni me logon e kompanisë kosovare “AL Cargo” kapet me 1.5 milionë euro drogë e ari në kufirin bullgar

Kamioni me logon e kompanisë kosovare “AL Cargo” kapet me 1.5 milionë euro drogë e ari në kufirin bullgar
26/02/2026 - 12:09

Një kamion në pronësi të kompanisë kosovare “AL Cargo” sh.p.k. është kapur në pikën kufitare Kapitan Andreevo, në kufirin mes Bulgaria dhe Turkey, duke transportuar kokainë dhe ar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    243 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    776 Shpërndaje
    Shpërndaje 310 Tweet 194

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë