Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë

26/02/2026 - 14:31
në Lajme
A A
Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shprehur gatishmëri për të qenë njëri nga kandidatët konsensual për president të vendit.

Ai i ka publikuar në Facebook një letër të gjatë drejtuar liderëve të katër partive kryesore politike në vend.

“Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në letrën publike të Bajramit.

Profesori ka bërë thirrje për “unitet politik” për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka përmendur momentin e rëndësishëm për stabilitet institucional, sfidat gjeopolitike, përvojën e tij, si arsye se i plotëson “kushtet profesionale, politike dhe morale” për këtë pozitë.

Letra e plotë e Arsim Bajramit:

Thirrje për unitet politik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës

I nderuar Z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,

I nderuar Z. Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës,

I nderuar Z. Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

I nderuar Z. Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Në këtë moment të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe funksionimin kushtetues të Republikës së Kosovës, ju drejtohem me thirrjen që, përtej dallimeve politike dhe interesave partiake, të ndërtohet një unitet politik konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të shmangies së krizave të panevojshme institucionale, rrezikut të shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Duke pasur parasysh sfidat komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë me të cilat përballet Republika e Kosovës, të cilat kërkojnë maturi shtetërore, unitet politik dhe përgjegjësi të lartë institucionale;

Duke marrë në konsideratë nevojën imperative për përmbylljen e qëndrueshme të procesit të shtetndërtimit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, parimin e sovranitetit shtetëror dhe orientimin euroatlantik të vendit;

Duke çmuar rolin kushtetues të Presidentit të Republikës si figurë unifikuese, mbi-partiake dhe përfaqësuese e unitetit politik dhe qytetar të popullit të Kosovës;

Duke u bazuar në përvojën time shumëvjeçare në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga viti 1990, përfshirë rezistencën institucionale, ndërtimin e rendit kushtetues dhe proceset vendimtare të tranzicionit politik;

Duke qenë njëri ndër hartuesit e të gjitha akteve themelore kushtetuese të Kosovës, si dhe duke dhënë kontributin tim politik, juridik dhe institucional gjatë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në funksion të realizimit të së drejtës së popullit të Kosovës për liri, vetëvendosje dhe shtet të pavarur;

Duke pasur përvojë të drejtpërdrejtë në negociatat ndërkombëtare për lirinë e Kosovës në Rambuje dhe për pavarësinë e saj në procesin e bisedimeve të Vjenës;

Duke njohur në mënyrë të thelluar sistemin kushtetues, juridik dhe institucional të Republikës së Kosovës, si dhe mekanizmat e funksionimit të institucioneve në plan vendor dhe ndërkombëtar;

Duke ndërtuar ndër vite bashkëpunim institucional korrekt, dialog politik konstruktiv dhe respekt reciprok me të gjitha subjektet politike;

Me bindje se i plotësoj kushtet profesionale, politike dhe morale për një kandidaturë konsensuale në funksion të unitetit politik dhe funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, vlerësoj lartë qëndrimin dinjitoz, parimor dhe shtetformues të kolegut dhe mikut tim të fakultetit,Prof.dr.Murat Jashari dhe të familjes Jashari, të cilët, në frymën e përgjegjësisë kombëtare dhe respektit për sakrificën historike të familjes heroike dëshmuan edhe njëherë vigjilencen e lartë kombëtare.

Ju, shpreh gatishmërinë time për angazhim të vazhdueshëm institucional, akademik dhe publik në mbrojtje të karakterit çlirimtar dhe të drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe, kundër çdo përpjekjeje për demonizimin e saj apo për rishikimin selektiv e diskriminues të historisë nga Dhomat e Specializuara, në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë dhe të së vërtetës historike.

Me respekt të veçantë institucional,

Prof. Dr. Arsim Bajrami

Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

JU REKOMANDOJMË

Orav-Konjufcës: Tani është momentumi për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE

Orav-Konjufcës: Tani është momentumi për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE
26/02/2026 - 17:17

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, është takuar sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe...

Më shumëDetails

Molliqaj: Hamza dhe Abdixhiku janë dy anëtarët më të rinj të VV-së, Kosova ka nevojë për demokraci

Molliqaj: Hamza dhe Abdixhiku janë dy anëtarët më të rinj të VV-së, Kosova ka nevojë për demokraci
26/02/2026 - 17:10

Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar aksionin e sotëm simbolik të zyrët PDK-së dhe LDK-së. Duke i kritikuar liderët e këtyre dy partive, ai ka “anëtarësuar” Hamzën...

Më shumëDetails

AUV ndalon importin e mbi 21 kg koncentrat për pije me afat të skaduar

AUV ndalon importin e mbi 21 kg koncentrat për pije me afat të skaduar
26/02/2026 - 17:00

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kilogramë koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale). Përmes një komunikate për media,...

Më shumëDetails

Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm

Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm
26/02/2026 - 16:47

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Ministria në njoftim tha se ambasadori e uroi Konjufcën për mandatin e ri...

Më shumëDetails

“Kërkush s’mundet me u matë me Ramushin” – Arifi flet për skenarin e presidentit

“Kërkush s’mundet me u matë me Ramushin” – Arifi flet për skenarin e presidentit
26/02/2026 - 16:30

Teksa afron afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe partitë politike ende nuk kanë dalë me një emër konsensual, në studio të emisionit Rubikon...

Më shumëDetails

Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim

Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim
26/02/2026 - 16:15

Mediumi bullgar “BTV Novinite” raportoi të enjten në mëngjes se një kamion ishte kapur me kokainë dhe ar gjatë kalimit kufitar në pikën Kapitan Andreevo në Bullgari. Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    251 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    781 Shpërndaje
    Shpërndaje 312 Tweet 195
  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë