Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil, si kontrabandë brenda institucionit.
Vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.












