Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, momenti kur gazetarët ia heqin mikrofonin

26/02/2026 - 17:58
në Lajme
A A
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, momenti kur gazetarët ia heqin mikrofonin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, për të disatën herë me radhë tenton të disiplinojë gazetarët dhe politikanët shqiptarë për të komunikuar në maqedonisht, ku ajo vetë është prezente.

Gjatë një ngjarjeje ku debatoi për ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë, Janevska vazhdimisht kërkonte nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisnin maqedonisht, sepse ajo nuk arrinte t’i kuptonte, edhe pse e kishte të qartë paraprakisht se kishte shkuar në debat me një universitet ku flitej gjuha shqipe.

Gazetarët i replikuan duke i thënë se duhet të kishte marrë përkthyes me vete, por ajo insistoi se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe se të gjithë janë të detyruar ta flasin këtë gjuhë.

Gazetari: A mendoni se herën tjetër duhet të merrni përkthyes me vete për ta kuptuar gjuhën shqipe?

Ministrja e Arsimit: Maqedonia e Veriut ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe, unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por që mos të gaboj në përkthim, ju lutem që të më përktheni në mënyrën më të kultivuar.

Gazetari: Herën tjetër kur të vini në Tetovë duhet të merrni një përkthyes, ua detyron ligji.

Ministrja e Arsimit: Nuk më detyron ligji. A doni të flasim për ligjin dhe ta prishim ngjarjen e bukur për të cilën kam ardhur? Ju faleminderit!

Kjo nuk është hera e parë që ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, nxjerr probleme me shqipen ose me festat shqiptare, ku në një rast tjetër i kërkoi kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit, të fliste maqedonisht sepse nuk e kuptonte, por Kasami vazhdoi komunikimin me gazetarët në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër për këtë ngjarje, duke thënë se deklarimet e ministres dhe qëndrimet e saj se në vend ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet, janë relativizim dhe nënvlerësim i shqipes.

“BDI i rikujton se gjuha shqipe nuk është gjuhë komuniteti, por gjuhë zyrtare e garantuar në Kushtetutë dhe ligj. Ajo nuk është një çështje dëshire personale e një ministreje, por detyrim institucional”, përfundon reagimi i partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim.

JU REKOMANDOJMË

Rama bën 7 ndryshime në qeveri, ikën Balluku dhe Spiropali

Rama bën 7 ndryshime në qeveri, ikën Balluku dhe Spiropali
26/02/2026 - 21:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste, ka kryer 7 ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres...

Më shumëDetails

“Nuk morëm asnjë cent”, vëzhguesit e LDK-së në QNR dhe QKN paralajmërojnë protestë të premten

“Nuk morëm asnjë cent”, vëzhguesit e LDK-së në QNR dhe QKN paralajmërojnë protestë të premten
26/02/2026 - 20:53

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka paguar ende vëzhguesit që morën pjesë në zgjedhjet e fundit në vend. Pagesa nuk kanë pranuar as vëzhguesit në Qendrën e...

Më shumëDetails

Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, qortohet nga kryeministri Mickoski

Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, qortohet nga kryeministri Mickoski
26/02/2026 - 20:43

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante...

Më shumëDetails

Abazi thotë se Kurti refuzoi të diskutojë për Kosovën në NATO

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
26/02/2026 - 20:34

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Abazi tha se Kurti gjatë takimeve me kongresmenë dhe senatorë amerikanë ka...

Më shumëDetails

Shqipëri: Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Belinda Ballukun. Ja kush e zëvendëson

Shqipëri: Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Belinda Ballukun. Ja kush e zëvendëson
26/02/2026 - 20:17

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama...

Më shumëDetails

Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
26/02/2026 - 19:52

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër do të zhvillohen deklaratat hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mashtrimi 1.5 milionësh me dokumenta të Serbisë, cili ishte roli i noteres në shitjen e pronës?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë