Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia ku ai udhëheq ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Tërnava.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjatë këtij iftari, shprehu vlerësimin për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në të gjitha periudhat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Me dëshirë të jemi bashkë, si gjithmonë, në kultivimin e traditave tona të përhershme, i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, vëllezërve e motrave në diasporë dhe trojet shqiptare agjërim të lehtë e të pranueshëm në ditët e mbetura të Ramazanit”, ka shkruar lideri i AAK-së.












