Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka paguar ende vëzhguesit që morën pjesë në zgjedhjet e fundit në vend. Pagesa nuk kanë pranuar as vëzhguesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) e as ata në Qendrën e Koordinimit të Numërimit (QKN).
Disa prej tyre, në kushte anonimiteti, kanë thënë për Insajderin se këtë të premte do të protestojnë para selisë së partisë.
Lidhur me këto pretendime, Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e partisë, Besian Mustafa, por i njëjti deri tani nuk ka kthyer përgjigje.













