Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një gjykatë në Beograd dënon ish-pjesëtarin e UÇK-së në mungesë me 15 vjet burgim

27/02/2026 - 16:14
në Lajme
A A
Një gjykatë në Beograd dënon ish-pjesëtarin e UÇK-së në mungesë me 15 vjet burgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gjelosh Krasniqi me 15 vjet burgim nën akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë.Më 26 shkurt, Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin.

Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë.

“Sidomos për faktin se Krasniqi është dënuar për krime kundër civilëve nga Gjykata e Qarkut e Pejës në vitin 2009”, është thënë në deklaratë.

Aty përmendet edhe se gjykimet në mungesë në rastet e krimeve të luftës në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se “krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave të tilla rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për të arritur drejtësi për viktimat”.

Fondi ka rikujtuar se Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi deri më tani ka ngritur shtatë padi kundër personave që nuk janë në dispozicion të gjyqësorit serb dhe se pesë prej tyre janë kundër qytetarëve të Kosovës, për krime të kryera kundër popullsisë joshqiptare.

Që nga viti 2014, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës nuk ka ngritur asnjë padi të re për krime në Kosovë kundër personave që janë shtetas të Serbisë.

Në përgjigje të këtyre kritikave, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se “ata fillojnë dhe zhvillojnë procedurat në përputhje me provat dhe ligjin”.

Serbia, përveç ngritjes së padive dhe gjykimeve në mungesë, ka vazhduar të ndalojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.

Arrestimi i fundit ndodhi më 5 shkurt, kur një ish-anëtar i UÇK-së u arrestua në pikën kufitare midis Serbisë dhe Kroacisë. Komisioni Evropian paralajmëroi në atë kohë se arrestimi dhe ndjekja penale e një shtetasi të Kosovës nga autoritetet serbe përfaqësonte një tjetër shkelje të detyrimeve të Serbisë sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me Kosovën, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Serbia është zotuar të mos fillojë hetime penale ose ndjekje penale për krime të dyshuara të kryera në Kosovë, përveç nëse kërkohet nga autoritetet e Kosovës”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se akuzat për krime lufte dhe krime të tjera të rënda janë brenda juridiksionit të institucioneve të Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë të përmbushë detyrimet e saj./REL/

JU REKOMANDOJMË

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal
27/02/2026 - 19:11

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla. Në njoftimin e ambasadës amerikane,...

Më shumëDetails

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran
27/02/2026 - 19:07

Britania e ka tërhequr stafin nga Ambasada e saj në Teheran, kur rreziku për sulme amerikane ndaj Iranit ka nxitur paralajmërime nga disa shtete për qytetarët e tyre...

Më shumëDetails

Shukri Buja propozon për president Jakup Krasniqin

Shukri Buja propozon për president Jakup Krasniqin
27/02/2026 - 18:57

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka dalë me një propozim publik drejtuar qytetarëve dhe krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar një zgjidhje politike për situatën që ai e...

Më shumëDetails

Publikohet agjenda e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Publikohet agjenda e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së
27/02/2026 - 18:51

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë publikuar agjendën zyrtare të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së. Aktivitetet që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së

Haziri mendon se oferta e Kurtit për zgjedhje është më shumë kurth se sa vullnet politik
27/02/2026 - 18:04

Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se shprehja e tij e famshme “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”,...

Më shumëDetails

Haziri pyetet për emrin e Vjosa Osmanit: S’ka të bëjë me LDK-në, LVV s’ka ndërtuar proces për të

Haziri për Osmanin: Përmes LDK’së e ka realizuar rrugën politike, tash nuk po e shohim atë Vjosën e fortë
27/02/2026 - 18:00

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se çështja e emrit të Vjosa Osmanit edhe për një mandat për presidente, s’ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë