Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum

27/02/2026 - 17:02
në Lajme
A A
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produkt i pasigurt për konsum
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas konstatimit të parregullsive gjatë kontrollit në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas njoftimit, ndalimi është bërë pas shqyrtimit të lëndës me nr. aplikacioni PIKF297960/2026, të datës 18.02.2026, nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar. Produkti ishte destinuar për tregun e Kosovës dhe vinte nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kontrollit fizik, inspektorët kanë konstatuar se vaji i ullirit nuk posedonte të dhënat e nevojshme në deklaracionin e mallit. Për më tepër, është vërejtur se produkti ishte transportuar në kushte jo të përshtatshme higjienike dhe në të njëjtin mjet me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke rritur rrezikun potencial për kontaminim.

Bazuar në Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret në fuqi për sigurinë ushqimore, autoritetet kanë vlerësuar se produkti në fjalë është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për konsum, duke mos lejuar hyrjen e tij në territorin e Kosovës.

AUV thekson se do të vazhdojë monitorimin e rreptë të produkteve ushqimore në të gjitha pikat kufitare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

JU REKOMANDOJMË

Clinton mbron Hillaryn: Përfshirja e saj nuk ishte e drejtë

Clinton mbron Hillaryn: Përfshirja e saj nuk ishte e drejtë
27/02/2026 - 19:56

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve se gruaja e tij, Hillary nuk kishte të bënte fare me Jeffrey Epstein, duke shtuar se...

Më shumëDetails

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës
27/02/2026 - 19:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, në kampin amerikan...

Më shumëDetails

U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit

U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit
27/02/2026 - 19:36

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve që u kapen...

Më shumëDetails

Pa shtesat, pa ndërrimet e natës/ Punonjësit e shëndetësisë të shqetësuar me çështjen e pagave

Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit
27/02/2026 - 19:31

Çështja e mos-pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë dhe punës në fundjavë është bërë problematike edhe për punonjësit e shëndetësisë. IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës se një...

Më shumëDetails

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal
27/02/2026 - 19:11

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla. Në njoftimin e ambasadës amerikane,...

Më shumëDetails

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran
27/02/2026 - 19:07

Britania e ka tërhequr stafin nga Ambasada e saj në Teheran, kur rreziku për sulme amerikane ndaj Iranit ka nxitur paralajmërime nga disa shtete për qytetarët e tyre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë