Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump: Ushtria amerikane ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran

28/02/2026 - 09:10
në Lajme
A A
Trump: Ushtria amerikane ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka deklaruar ai.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”.

“Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, pohoi ai.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, ka deklaruar Trump.

Trumpi ka pretenduar se Irani ka vazhduar të zhvillojë programin e tij bërthamor dhe planifikon të zhvillojë raketa për të arritur SHBA-në. Ai gjithashtu i tha popullit iranian se “tani është koha për të marrë kontrollin e fatit tuaj”.

Trumpi shtoi se SHBA-ja nuk kishte marrë një “vendim përfundimtar” nëse do ta sulmonte Iranin – por theksoi se ai “nuk ishte i kënaqur” me pozicionin e tyre negociues gjatë bisedimeve bërthamore.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Ky është njoftimi i radhës për shtetasit e Kosovës në Lindje të Mesme

Ky është njoftimi i radhës për shtetasit e Kosovës në Lindje të Mesme
28/02/2026 - 12:13

Për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, autoritetet e kanë vënë në dispozicion këtë numër kontaktues +966 53 750 88 35, në...

Më shumëDetails

Regjistrohet viktima e parë, shtetasi aziatik në Abu Dabi, u godit nga mbetjet e raketave iraniane

Regjistrohet viktima e parë, shtetasi aziatik në Abu Dabi, u godit nga mbetjet e raketave iraniane
28/02/2026 - 12:04

Një person ka humbur jetën nga mbetjet që binin pasi mbrojtja ajrore ndërpreu raketa iraniane që synonin bazat amerikane në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe,...

Më shumëDetails

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn
28/02/2026 - 11:12

Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit. Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet...

Më shumëDetails

Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të raketave, kurrë nuk do kenë armë bërthamore

Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të raketave, kurrë nuk do kenë armë bërthamore
28/02/2026 - 11:05

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se SHBA-të kanë nisur “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” në Iran. “Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar...

Më shumëDetails

S’ka rehati as për pushuesit në Dubai, Ambasada e Kosovës del me njoftim pas zhvillimeve të fundit

S’ka rehati as për pushuesit në Dubai, Ambasada e Kosovës del me njoftim pas zhvillimeve të fundit
28/02/2026 - 11:00

Rritja e tensioneve ka shtyrë Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi të dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në...

Më shumëDetails

Irani nis sulmet me dronë dhe raketa drejt Izraelit

Irani nis sulmet me dronë dhe raketa drejt Izraelit
28/02/2026 - 10:58

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. Pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se iranianët kanë nisur sulmet me raketa ndaj Tel...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edon Zhegrova nominohet për t’u bërë pjesë e ekipit të vitit në “EA FC”, ja ku mund ta votoni

    Transferim i befasishëm, Zhegrova po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Premier Ligës

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Raportimi për skandalin me mjek ilegal | Klinika Amerikane humbet rastin ndaj Veriu.info në KMShK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • LVV fiton ‘betejën’ përballë PDK-së në Skenderaj, Mehani: Momenti më interesant ishte dalja e Sami Lushtakut nga salla gjatë votimit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish-zyrtarja e kabinetit të Faton Pecit rehatohet aty ku shpërndahen grantet

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë