Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar pamje të momentit kur gjenerali i ushtrisë Tomer Bar ka thënë urdhrin për pilotët izraelitë që të sulmojnë Iranin, shkruan Express.
“Agimi i së shtunës, Operacioni ‘Vrumbullima e Luanit’ është duke u zhvilluar, ju jeni të autorizuar të vazhdoni, të godisni objektivat tuaja – po bëni histori. Unë ju besoj. Suksese të gjithëve.”, citohet të ketë thënë gjenerali izraelit Bar.
Sipas forcave ajrore izraelite sulmi i sotëm është koordinuar mes gjeneralit Eyal Zamir, gjeneralit Tomer Bar dhe disa komandantë të tjerë.












