Ministri i Jashtëm i Iranit ka folur në një intervistë për NBC duke thënë se sipas informacioneve që ka, lideri suprem Ayataollah Khamenei është gjallë.
“Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë për aq sa di unë”, ka deklaruar ministri i jashtëm iranian në një intervistë ekskluzive me NBC News.
Duke folur drejtpërdrejt pas sulmeve të përbashkëta nga SHBA-të dhe Izraeli, Abbas Araghchi tha se dy komandantë kishin vdekur, por zyrtarë të lartë të regjimit kishin mbijetuar.













