Media shtetërore iraniane ka raportuar se udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Khamenei, është vrarë.
Kjo vjen pasi Donald Trump njoftoi më herët gjatë mbrëmjes në rrjetin e tij Truth Social për vdekjen e Khameneit.
Sipas mediave shtetërore, në Iran do të mbahen 40 ditë zie publike pas vrasjes së tij, e cila dyshohet se ndodhi në zyrën e tij në orët e para të së shtunës.
Të paktën katër ndërtesa në kompleksin e udhëheqësit suprem në qendër të Teheranit u goditën dje, si pjesë e sulmeve të gjera amerikano-izraelite në Iran.
Vetëm disa orë më parë, një burim i medias shtetërore iraniane, i afërt me zyrën e Khameneit, kishte deklaruar: “Mund t’ju them me besim se lideri i revolucionit është i palëkundur dhe i vendosur në drejtimin e situatës.”












