Një person rreth 58-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës së qytetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rrethanat e rastit pritet të sqarohen pas hetimeve të mëtejshme nga organet kompetente.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.












