Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: Askush s’dëshiron zgjedhje të reja

02/03/2026 - 14:16
në Lajme
A A
Rashiq: Vuçiq të japë dorëheqje nëse s’ka qenë në dijeni për sulmin në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se kompromiset janë të pashmangshme dhe se askush nuk dëshiron zgjedhje të reja.

Ai pret më shumë kandidatë dhe numër të mjaftueshëm deputetësh për mbajtjen e seancës, duke dërguar mesazhin se çdo opsion tjetër do të sillte komplikime të paparashikueshme.

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, deklaroi se padyshim do të ketë kompromise lidhur me kandidatët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Në këtë moment, asnjë partie politike nuk i konvenojnë tensionet, madje as debatet për zgjedhje të reja. Mendoj se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet dhe partitë politike e dinë mirë këtë. Politikanët me më përvojë e kuptojnë se në këtë rast duhet të bisedojmë për kandidatët. Është e nevojshme të merret përgjegjësia dhe të jemi në kuvend për ta përfunduar këtë proces”, tha Rashiq për RTK2.

Ai shtoi se çdo opsion tjetër do të çonte në situata shumë më të ndërlikuara, të cilat në këtë moment nuk janë të nevojshme.

“Pres që të kemi dy kandidatë, ose edhe më shumë, të propozuar nga subjekte të ndryshme politike. Ekzistojnë disa kandidatë potencialë, ndonëse kandidaturat e tyre ende nuk janë bërë publike, gjë që pritet të ndodhë brenda tri ditëve të ardhshme, pasi të mërkurën skadon afati për zgjedhjen e presidentit. Nëse ka më shumë kandidatë, secili ka të drejtë të vendosë për kë do të votojë. Jam i bindur se votimi do të realizohet dhe se të paktën 80 deputetë do të marrin pjesë në punimet e seancës. Sipas mendimit tim, kjo do të ndodhë, sepse çdo opsion tjetër do të prodhonte komplikime të paparashikueshme”, theksoi ai.

Rashiq kujtoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e mëparshme ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe se, sipas tij, është normale që kjo parti të ketë kandidatin e saj për president.

JU REKOMANDOJMË

Rritja e çmimeve të naftës, Ministria: Po inspektojmë në terren, raportoni çdo mashtrim

Rritja e çmimeve të naftës, Ministria: Po inspektojmë në terren, raportoni çdo mashtrim
02/03/2026 - 17:14

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) thotë se “është duke e monitoruar me vigjilencë të shtuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga operatorët ekonomikë,...

Më shumëDetails

Nuk iu mbijeton plagëve, vdes edhe gruaja e Khamenei

Nuk iu mbijeton plagëve, vdes edhe gruaja e Khamenei
02/03/2026 - 16:36

Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se Mansoureh Khojaste Bagherzadeh, gruaja e udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei, ka vdekur. Mediat iraniane kishin raportuar më parë se Bagherzadeh ishte...

Më shumëDetails

Vesa Broja emërohet kryeshefe e ndërmarrjes publike KRM “Uniteti” në Mitrovicë

Vesa Broja emërohet kryeshefe e ndërmarrjes publike KRM “Uniteti” në Mitrovicë
02/03/2026 - 16:07

Ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, do të nisë nga nesër detyrën si kryeshefe e ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave KRM Uniteti. Broja ishte në...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim Peleshin, diskutojnë për rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Kurti pret në takim Peleshin, diskutojnë për rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve
02/03/2026 - 16:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. “Në këtë datë historike për kombin shqiptar,...

Më shumëDetails

Osmani pas takimit me Peleshin: Lidhja Kosovë-Shqipëri, e pathyeshme dhe strategjike

Osmani pas takimit me Peleshin: Lidhja Kosovë-Shqipëri, e pathyeshme dhe strategjike
02/03/2026 - 15:30

Presidentja e Vjosa Osmani ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë është natyrshme, strategjike dhe e...

Më shumëDetails

Abdixhiku përmend zgjedhjet: Nëse VV dhe PDK vendosin të ketë garë për presidentin, shkojmë në zgjedhje

Abdixhiku përmend zgjedhjet: Nëse VV dhe PDK vendosin të ketë garë për presidentin, shkojmë në zgjedhje
02/03/2026 - 15:24

Takimi mes kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti ka përfunduar, pa ndonjë dakordim konkret lidhur me çështjen e presidentit. Abdixhiku tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin

    Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë