Ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para gazetarëve pas takimit me Albin Kurtin.
Ai ka thënë se nuk kanë qëndrim refuzues ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit.
“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, tha ai.














