Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e çmimeve të naftës, Ministria: Po inspektojmë në terren, raportoni çdo mashtrim

02/03/2026 - 17:14
në Kryesore, Lajme
A A
Rritja e çmimeve të naftës, Ministria: Po inspektojmë në terren, raportoni çdo mashtrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) thotë se “është duke e monitoruar me vigjilencë të shtuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga operatorët ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës”.

MINTI njoftoi se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregu e ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, “për të mbrojtur konsumatorin, përmes inspektimeve të përditshme dhe të vazhdueshme në terren ndaj operatorëve ekonomikë”.

“Duke qenë se Kosova është vend importues i derivateve të naftës dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në tregun vendor, por që këto lëvizje të çmimeve të derivateve të naftës duhet të jenë në përputhje me standardet e përcaktuara në bazë të Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MINTI paralajmëron se “kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive përgjatë ditëve në vijim, përmes inspektimeve në terren”.

“Në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve nëpër pikat e tregtimit të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë do të vlerësojë në hollësi mundësinë e marrjes së Vendimit përmes të cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe caktohen masat e tjera mbrojtëse për produktet e naftës, ku parashihet edhe mbikëqyrja e shtuar nga Dogana e Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, thotë Ministria.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit thotë se është “e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg”.

Ajo i fton qytetarët që “të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve të komunikimit, në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”.

JU REKOMANDOJMË

Deklarata nga Shtëpia e Bardhë, Trump: Ishte mundësia e fundit e mirë për të goditur që Irani të mos sigurojë armën bërthamore

Deklarata nga Shtëpia e Bardhë, Trump: Ishte mundësia e fundit e mirë për të goditur që Irani të mos sigurojë armën bërthamore
02/03/2026 - 19:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se sulmi ndaj Iranit ishte “mundësia e fundit e mirë” për të parandaluar pajisjen e Teheranit me armë bërthamore. Trump...

Më shumëDetails

Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)
02/03/2026 - 19:22

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten (27.02.2026) në Itali, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy të rinj nga Mitrovica. Veriu.info mëson se...

Më shumëDetails

Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigjet Kurti

Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigjet Kurti
02/03/2026 - 19:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin për presidente. Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me kandidaturën,...

Më shumëDetails

Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë
02/03/2026 - 18:44

Gazetari thotë se rasti është raportuar në polici dhe thekson se sulmi ndaj tij është sulm ndaj fjalës së lirë. Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, ka reaguar publikisht...

Më shumëDetails

Nezir Kraki: Me gjasë po shkohet drejt një lufte botërore

Nezir Kraki: Me gjasë po shkohet drejt një lufte botërore
02/03/2026 - 18:37

Nezir Kraki, deputet i GUXO-s, ka shkruar një status në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Në statusin e tij, Kraki ka tingëlluar goxha optimist. Ai ka shkruar se me...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

AGK-ja dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli
02/03/2026 - 18:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli nga rep-këngëtari "Moss"-i dhe disa persona të tjerë, për arsye të analizave muzikore të gazetarit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin

    Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë