Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kurti takoi kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë

02/03/2026 - 20:33
në Lajme
A A
Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se “Kurti takoi që dy herë kryetarët e LDK-së dhe PDK-së pa dhënë asnjë propozim, asnjë emër, takime sa për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë”.

Bajrami thotë se “LVV e cila bashkë me minoritete i ka 66 vota në Kuvend, është përgjegjësja kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe i ka pasur dy alternativa: e para duke e bërë pjesë të Qeverisë ndonjëren prej partive politike në mënyrë që më vonë të siguroheshin votat edhe për president ose tani duke propozuar një president apartiak – një që pranon të bëhet president. Por, Kurti as s’e ka bërë të parën as s’po e bën të dytën dhe nëse mendon që ka me zgjedhë president me shantazh duhet të mendohet dy herë, se gjasat janë reale që nuk përsëritet më 2021-ta”.

Sipas saj, nëse shkojmë në zgjedhje krejt e dimë që zgjedhjet nuk janë zgjidhje: kemi me mbetë pa institucione funksionale me muaj të tërë, me shpenzu prapë dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve dhe do të vijmë saktë në pikën ku jemi sot – kjo është papërgjegjësi totale”.

Tutje, Bajrami shprehet:

Unë ju bëj thirrje qytetarëve le t’i vezhgojnë sjelljen e Kurtit dhe le ta kuptojnë se ai veç hallin e tyre nuk e ka. Ai nuk e ka hallin e faturave të energjisë që pritet të rritën prapë, as të arsimit, as të shëndetësisë as atë të migracionit. Kurti dëshiron ta fusë nën kontrollë secilin institucion dhe mandej të sillet sikur të ishte mbret.

Kosova nuk guxon të mbetet peng i dy as tre emrave për president, jam e sigurt, se ka burra e gra me dije e integritet jashtë partive politike më shumë se brenda tyre, vetëm duhet vullnet e guxim, duhet me qënë në gjendje me vendosë interesin e vendit e interesin e qytetarit para atij personal e të partisë.

JU REKOMANDOJMË

Kërkesa e Hamzës Kurtit: Kandidati i propozuar prej PDK-së të jetë president

Kërkesa e Hamzës Kurtit: Kandidati i propozuar prej PDK-së të jetë president
02/03/2026 - 22:43

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se i ka kërkuar Kurtit që kandidati i propozuar nga partia e tij të jetë president i vendit. Ai tha se këtë...

Më shumëDetails

Kryetari Faton Peci reagon pas aksidentit ku humbën jetën dy të rinj: “Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe”

Kryetari Faton Peci reagon pas aksidentit ku humbën jetën dy të rinj: “Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe”
02/03/2026 - 21:44

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në një aksident fatal në Itali. Për lajmin e trishtë ka folur edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. “Me pikëllim...

Më shumëDetails

Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

Rrahmani i VV-së: Paga minimale është dashur të jetë 450 euro, kundërshtimi i Hekuran Muratit i pamatur
02/03/2026 - 21:43

Deputeti Eman Rrahmani, në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes Vjosa Osmani, por vota e tij...

Më shumëDetails

Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”
02/03/2026 - 21:14

Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin “Mossi”, i cili së bashku me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli, ka reaguar përmes llogarisë...

Më shumëDetails

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?
02/03/2026 - 20:48

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e aplikacionit Telegram dhe në rrjete të...

Më shumëDetails

Ministri i Jashtëm iranian i kishte bërtitur të dërguarit të posaçëm të Trumpit

Ministri i Jashtëm iranian i kishte bërtitur të dërguarit të posaçëm të Trumpit
02/03/2026 - 20:20

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bërtiti të dërguarit të posaçëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, gjatë një takimi të enjten në Gjenevë, që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë fizikisht gazetarin Burim Pacolli

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë