Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka thënë se duhet t’i kenë 80 vota të sigurta në kuti, për zgjedhjen e presidentit.
“Duhet të jemi të sigurt që i kemi 80 vota në kuti. E dini që votimi është i fshehtë, e dini si qëndron situata dhe deklarimet e disa deputeteve; natyrisht, mendimet personale janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Unë i kam thënë ato publikisht. Aktualisht i kemi deklaratat e partisë, e cila ka 22 deputetë, se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të caktuar. Ne kemi pasur një bashkëpunim, të cilin e kemi vlerësuar. Jemi munduar që, në funksion të përgjegjësive tona, të japim maksimumin dhe besoj që kemi bërë një punë të mirë. Por tani jemi në një moment kur duhet t’i kemi minimumi 80 vota”, ka thënë Nagavci. /Indeksonline/










