Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Shkurtimisht për media, ai ka thënë se ende nuk ka zgjidhje për çështjen e presidentit.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhiku është i treti me radhë pikërisht për këtë çështje. Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe mediat nuk janë njoftuar për këtë takim.












