Banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” në Gjilan kanë mbetur pa furnizim me ujë tash e shtatë ditë.
“Jemi rreth 50-60 shtëpi që kemi mbetur pa ujë dhe ende nuk po e rregullojnë”, tha një qytetar për Insajderin.
Në anën tjetër, KRU “Hidromorava” më 24.02.2026, ka publikuar në “Facebook” një njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”.
Në njoftimin e publikuar më 02.03.2026 thuhet se defekti është shkaktuar nga një operator ekonomik që po kryen punime në infrastrukturën nëntokësore.
“Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, të shkaktuar nga një operator ekonomik i cili është duke kryer punime në infrastrukturën nëntokësore, është ndërprerë furnizimi me ujë në një pjesë të lagjes ‘Dheu i Bardhë’. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohën sa më të shkurtër të mundshme”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.
Megjithatë, pavarësisht këtij njoftimi, banorët thonë se deri më tani furnizimi me ujë nuk është rikthyer dhe problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur.












