Ai ka foli për situatën me Kosovën në vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, me të cilën u parandalua një katastrofë humanitare dhe u shpëtuan shumë jetë, edhe pse nuk kishte mandat të OKB-së.
Komentet ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), ku u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për vendimin e presidentit Zoran Milanoviq për tërheqjen e ushtarëve kroatë nga Iraku dhe një nga Libani.
Grliq Radman theksoi se Kroacia, si anëtare e OKB-së dhe e NATO-s, ka detyrime të caktuara ndërkombëtare, duke shtuar se përmes misioneve ndërkombëtare vendi tregon solidaritet, njësoj siç kishte përshëndetur praninë e forcave ndërkombëtare gjatë Luftës së Atdheut.
Duke komentuar sulmet ndaj Iranit, ai tha se thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e programit iranian të raketave balistike dhe atij bërthamor nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e fleksibilitetit dhe besueshmërisë së negociatorëve iranianë, gjë që, sipas tij, çoi në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, raporton televizioni publik.













