Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fundi i afatit për Presidentin, përflitet emri i Konjufcës, Kurti me të tijët thonë se opozita është e detyruar të votojë

04/03/2026 - 09:49
në Lajme
A A
Fundi i afatit për Presidentin, përflitet emri i Konjufcës, Kurti me të tijët thonë se opozita është e detyruar të votojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në LVV thonë se deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votimin për Presidentin. Ndërsa opozitarët kanë paralajmëruar se s’votojnë pa konsensus apo marrëveshje për një emër, në partinë e Albin Kurtit u raportua se kanë vendosur ta kandidojnë Glauk Koniufcën.

Sipas Blerim Sallahut të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e opozitës duhet ta mundësojnë zgjedhjen e Presidentit, pavarësisht se cilin kandidat mund ta propozojë LVV-ja.

Pas mesnatës, Sallahu shkroi në Facebook se mospjesarrja e 2/3 e deputetëve në votim e “cenon Kushtetutën”.

“Nëse në ruandin e parë nuk votojnë 2/3 e deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, ruandi i parë do të jetë i pavlefshëm. Kësisoj, nuk mund kalohet në raundin e dytë”, shkroi ai.

“Andaj mospjesëmarrja e numrit të caktuar të deputetëve në votim të cilët e përbëjnë kuorumin natyrisht që cenon Kushtetutën dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Sallahu.

Sipas tii, “deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim në mënyrë që të zbatohet drejt dhe në tërësi procedura e zgjedhjes së Presidentit të vendit”.

Edhe kryeministri Albin Kurti vetë tha të hënën pas një takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku se Kushtetuta “i obligon deputetët që të votojnë”.

Po atë ditë, të njëjtën gjë e tha edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

“Është e rëndësishme që t’i kemi 80 vota në kuti në dy rundet e para, dhe në të tretin mjafton me 61. Le të jenë të gjitha palët konstruktivë. Pra, pa propozime apo pa tendenca për ta bllokuar zgjedhjen e Presidentit. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Pra, kërkesa që duhet të jenë 80 vota është e ndërlidhur me këtë: pra, sepse Gjykata Kushtetuese i ka detyruar deputetët që të jenë në nivelin e përgjegjësisë së tyre, pra të jenë të pranishëm dhe të votojnë”.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan sërish dje, për herë të tretë, për çështjen e Presidentit. Në këtë takim, u raportua se Kurti ia ka prezantuar Abdixhikut idenë e tij që të shkojë në Kuvend me Glauk Konjufcën kandidat për President.

Se Kurti ka synim që ta propozojë Konjufcën njëanshëm dhe pa ndonjë marrëveshje, u konfirmua disi edhe nga një reagim i djeshëm i deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, e cila foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”. Tha se Kurti po e përdor këtë metodë edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe shtoi se ajo nuk nënshtrohet dhe se Konjufca nuk duhet ta marrë këtë post.

Ndër anëtarë e deputetë të LVV-së që folën për detyrimin e opozitës për të qëndruar në sallën e Kuvendit dhe për të votuar, doli edhe Mefail Bajqinovci.

“Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit. Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues”, shkroi ai dje në një postim në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri nesër në mesnatë që ta zgjedhë Presidentin.

JU REKOMANDOJMË

Fundoset një anije iraniane në bregdetin e Sri Lankës

Fundoset një anije iraniane në bregdetin e Sri Lankës
04/03/2026 - 12:51

Një anije iraniane është fundosur në bregdetin e Sri Lankës, tha të mërkurën një zëdhënës i marinës së Sri Lankës, sipas Reuters. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar,...

Më shumëDetails

‘Emrat e tillë janë vetëm për mu djeg’, Ramadani pasi u përmend emri i Andin Hotit si kandidat i LVV’së për President

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
04/03/2026 - 12:43

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, i ftuar në Kosova Live, ka komentuar raportimet se Andin Hoti mund të propozohet për president të ri të vendit. Ramadani ka...

Më shumëDetails

Vuçiq bën krahasim absurd mes bombardimeve të Serbisë dhe sulmit ndaj Iranit, sulmon SHBA-në

Vuçiq bën krahasim absurd mes bombardimeve të Serbisë dhe sulmit ndaj Iranit, sulmon SHBA-në
04/03/2026 - 12:30

Aleksandar Vuçiq ka bërë një krahasim absurd mes bombardimeve të NATO ndaj Serbi në vitin 1999 dhe sulmit të fundit të Izrael dhe Shtetet e Bashkuara ndaj Iran,...

Më shumëDetails

Kuvendi nesër mban seancë solemne

Nesër seanca e Kuvendit në orën 10:00, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit serb
04/03/2026 - 12:29

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca do të mbahet me fillim në...

Më shumëDetails

Haliti për propozimet e VV’së: Po përmendet edhe Andin Hoti, Kurti më i interesuar që ta çojë vendin në zgjedhje

Haliti: NATO shtoi trupat për Kurtin e Vuçiqin, jo për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës
04/03/2026 - 12:28

Xhavit Haliti nga PDK tha se aktualisht për postin e presidentit,përveç Galuk Konjufcës, po përmendet edhe Andin Hoti. Kur u pyet se a kanë votë për këta dy...

Më shumëDetails

Ramadani akuzon PDK-në e LDK-në se duan të bashkëpunojnë me VV-në e jo mes vete si opozitë

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
04/03/2026 - 12:26

Ish-kandidati për deputet, Burim Ramadani i është drejtuar me një pyetje PDK-së dhe LDK-së. Ramadani ka akuzuar ato se nuk duan të bashkëpunojnë mes vete kurrsesi, por duan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë