Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 13:00.
Arsye e takimit, siç mëson T7, do të jetë për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ndryshe, afati për zgjedhjen e presidentit është edhe gjatë ditës së nesërme. Në anën tjetër, partitë politike s’kanë arritur konsensus mes vete për një emër për këtë post, zgjedhja e të cilit kërkon shumicën prej 80 deputetëve.
Një nga emrat e përmendur si kandidat i propozuar për president ka qenë edhe ai i Glauk Konjufcës nga ana e VV’së, megjithatë, një gjë e tillë s’është konfirmuar.













