Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Jemi në prag të autokracisë

04/03/2026 - 12:11
në Lajme
A A
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jemi në prag të autokracis

Fatkeqësisht, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës ka dështuar tashmë.

Sot është afati i fundit dhe nuk ka emër, nuk ka propozim zyrtar, nuk ka marrëveshje, nuk ka transparencë, nuk ka dialogim, ska demokraci.

Kjo temë është aktive më shumë se një vit. Një vit kohë për me organizu një proces serioz, të hapur e kredibil. Një vit për me nxjerrë më të mirën për vendin.

Megjithatë, asgjë… dështim.

Nuk u zhvillua asnjë proces i mirëfilltë konsultimesh ndërpartiake që do të gjeneronte 2-3 kandidatë kredibil me peshë kombëtare dhe do i jepte më të mirën këtij vendi.

Nuk u prezantua asnjë emër për debat publik. Nuk pati transparencë, nuk pati guxim politik për me ndërtu konsensus. Erdhëm në ditën e fundit me mjegull, pasiguri dhe heshtje.

Edhe nëse eventualisht zgjedhet dikush në këtë mënyrë e qasje kishte me qenë dështim, se procesi dhe vendim-marrja nuk ka kredibilitet më.

Ky është një mosrespekt i radhës nga politika ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përgjegjësia kryesore bie mbi ata që kanë më shumë pushtet dhe më shumë vota dhe prej të cilëve varet ky proces.

LVV, me 66 mandate në Kuvend, ka pasur përgjegjësinë primare për me organizu një proces të shëndoshë dhe për me ia dhënë Kosovës opsionin më të mirë të mundshëm. Kjo nuk ndodhi, mbase qëllimisht.

Ky dështim është kryesisht rezultat i mungesës së vullnetit për bashkëpunim.

Mungesës së kulturës politike demokratike. Mungesës së gatishmërisë për kompromis dhe për ndërtim të një konsensusi të gjerë. Uniteti nuk ndërtohet me imponim.

Dëshira për kontroll absolut dhe koncentrim pushteti ka prodhuar edhe këtë situatë të re pasigurie. Një vazhdimësi e krizave që kemi parë gjatë vitit 2025, një episod i ri i normalizimit të krizës dhe tensioneve institucionale si metodë qeverisjeje.

Është për keqardhje me pa një figurë që dikur fliste për liri, demokraci e vlera perëndimore, të shndërrohet gradualisht në simbol të centralizimit ekstrem të pushtetit.

Demokracia kërkon ndarje pushteti, kërkon bashkëpunim, kërkon dëgjim. Nuk është projekt personal. Mbi të gjitha, është kompromisi që na mundëson me ec përpara bashkë.

Nuk është e shëndetshme për një shoqëri që mbi 50% e votës të përqendrohet tek një parti dhe praktikisht tek një njeri, pa mekanizma real balancues. E kur vendimmarrja reduktohet në një qendër të vetme, në një person, demokracia fillon të ngushtohet.

Dhe kur vendimet merren nga një njeri e jo nga “ne”, nga shumica, nga dialogu, bashkëpunimi, kompromisi e konsusi.. atëherë nuk jemi më në territorin e demokracisë funksionale. Jemi në prag të autokracisë.

JU REKOMANDOJMË

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar
04/03/2026 - 14:48

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lla ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e...

Më shumëDetails

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje
04/03/2026 - 14:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi u pyet për emrin e Andin...

Më shumëDetails

Kundërshtimet në “Guxo” për kandidaturën e Osmanit, Kraki: Nëse vjen puna, unë votoj pro

Kundërshtimet në “Guxo” për kandidaturën e Osmanit, Kraki: Nëse vjen puna, unë votoj pro
04/03/2026 - 14:42

“Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për një mandat të dytë presidencial. Por,...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
04/03/2026 - 14:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, është deklaruar lidhur me mundësinë që presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje....

Më shumëDetails

Hamza: PDK s’ka marrëveshje e as kandidat për President

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
04/03/2026 - 14:30

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka marrëveshje rreth zgjedhjes së Presidentit. Ai para gazetarëve konfirmoi se kjo parti nuk e ka propozuar si kandidate...

Më shumëDetails

“Amerika po fiton” në konfliktin me Iranin, thotë shefi i Pentagonit

“Amerika po fiton” në konfliktin me Iranin, thotë shefi i Pentagonit
04/03/2026 - 14:27

Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, ka dalë në podiumin e Pentagonit për të dhënë një përditësim mbi konfliktin. “Qëndroj para jush sot me një mesazh të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë