Ushtria izraelite do të shtrijë pushtimin tokësor në Liban 5-30 kilometra.
Sipas IDF, ushtria izraelite njoftoi më herët gjithë banorët e Libanit që ndodhen në perëndim të brigjeve të lumit Litani, se duhet të largohen urgjentisht nga banesat e tyre, në të kundërt nuk garanton jetën e tyre.
Korrespodenti i Top Channel në Tel Aviv, Artur Bibe ka raportuar më herët për operacionin e Izraelit.
Ky njoftim u bë për shkak të operacioneve ushtarake tokësore në zonë pas sulmeve që organizata Hezbollah zhvilloi gjatë 48 orëve të fundit mbi territorin e izraelit por edhe të sulmeve me dronë ndaj bazës ushtarake britanike në Akrotiri të Qipros.













